Hapësire reklamuese

Rajoni

Ekstradimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut liron Tomor Morinën

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata Supreme në Maqedoninë e Veriut ka marrur vendimin për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morinën.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kushëriri i veteranit të UÇK-së, Gurakuq Dobruna. Sipas tij vendimi për lirimin e tij është marrë nga Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut, por nuk dihet saktësisht se kur do të lirohet.

'Vendimi për lirim është marrë sot sepse dokumenti i vendimit është dërguar në burgun ku po qëndron Tomori', tha kushëriri i tij, Gurakuq Dobruna.

Sipas avokatit të veteranit të UÇK-së, lirimi i Morinës do të ndodhë me siguri ditën e nesërme.

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare të Bllacës midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte. Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut ekstradimin e Tomor Morinës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.