Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekstradimi i gylenistit Harun Çelik, reagon Manjani: Nuk u respektuan procedurat!

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_297753" align="alignnone" width=""]Ish ministri i Drejtesise, Ylli Manjani [/caption]

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për dëbimin e turkut pjesëtar të Lëvizjes Hyzmet të imamit Fetullah Gylen, Harun Çelik.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish ministri Manjani ka ironizuar deklaratën e kryeministrisë për dëbimin e gylenistit Harun Çelik, e cila tha se ekstradimi i tij ishte çështje procedurash.

Duke ironizuar Manjani ka shkruar se faktin që Kryeministria nuk merret me procedura kjo dihet prej kohësh, por nga ana tjetër nënvizon ish ministri, procedurat për ekstradimin e mesuesit turk nga Shqipëria nuk janë respektuar.

Kujtojmë që 42 vjeçari Harun Çelik akuzohet si mbështetës i lëvizjes së Fetullah Gylenit.

Ndërkohë, sipas Policisë së Shtetit personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false.

Në zbatim të ligjit 'për të Huajt' sipas Policisë së Shtetit, shtetasi turk do të dëbohet'.

Postimi i plotë:

E vërteta e parë e këtij viti.

Për dëbimin e turkut gylenist, reagimi i Kryeministrisë ".... kjo është çështje procedurash", është i vërteti.

=========

100% ashtu është! Kryeministri i sotëm nuk ka lidhje fare, po fare fare me procedurat. Ai i sheh procedurat si burrokraci të tepërta dhe pengesa të bezdishme, pra si zhgarravina ligjore.

Ai i neverit procedurat, sepse ato kërkojnë kolegjialitet, respekt për mendimin, për propozimin, për debatin, për palën kundërshtare. Procedurat imponojnë barazi para ligjit, kompetencë të qartë vendimmarrëse, garanci që e drejta e dikujt nuk shkelet.

Shkurt me procedurë nuk ka kurrë one-man-shoë! Me procedurë në ngjarjet e tërmetit në detyrë duhet të ishte Haki Çako, por vetëm Hakiun se pamë gjëkundi. Me procedurë, nuk duhet të ishte prekur asnjë banesë e askujt pa lëshuar një akt adminiatrative dhe pa ju dhënë mundësi për mbrojtje ligjore.

Me procedurë nuk mund të kishte as parlament e as pushtet vendor njëpartiak.

Etj etj etj... Sa mbrapshtina do ishin shmangur nëse respektoheshin PROCEDURAT!

Ja pra sa i vërtetë ishte ai reagim i Kryeministrisë për Kryeministrin.

Asnjëherë nuk ka njohur e respektuar asnjë procedurë, ndaj ska se si të ndjehet përgjegjës për një gjë që se respekton.

Të paktën e pranojnë që "nuk merren me procedura"...

==============

Por, për ta mbyllur këtë arsyetim me rastin e turkut pyetja është:

A u respektuan procedurat?! Një nga ato dhjetëra departamente me rroga të larta në Kryeministri a i verifikoi procedurat e këtij rasti?!

Cili është konkluzioni?!

Pyetja nuk shtrohet është apo jo çështje procedurash, por a u respektuan procedurat. A u vlerësua risku real që i kanosej personit që u dëbua? A pati një gjykim të drejtë sipas ligjit apo jo?

Këto përgjigje priteshin nga Kryeministria, e jo "smerremi me procedura". Këtë të fundit e dimë shumë mirë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.