Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekstradimet nga Dubai, kreu i SPAK: Çështja i takon institucioneve të tjera

Shkruar nga Newsbomb
Ekstradimet nga Dubai, kreu i SPAK: Çështja i takon institucioneve

Emiratet e Bashkuara Arabe vijojnë të mbeten “streha” e kriminelëve shqiptarëe, të cilët arratisen drejt Dubait për t’i shpëtuar dënimeve. Kjo për shkak se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për Klan Tv, Altin Dumani kreu i Prokurorisë së Posaçme, tha se i takon qeverisë, konkretisht Ministrisë së Drejtësisë, të merret me çeshtjen e ekstradimeve nga Dubai. Sipas Dumanit, SPAK ka adresuar deri tani 4 kërkesa për ekstradim që po shqyërohet nga autoritetet arabe.

“Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe. Ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, tha Dumani.

Refuzimin e parë SPAK e mori për ekstradimin e Plaurent Dervishajt në 2020, i cili ka në Gjykatën e Posaçme të hapur dy procese si pjesëmarrës dhe organizator në atentate të ndryshme.

Ndërsa një vit më vonë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa për Florenc Çapjen, i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.