Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekstazi, kokainë dhe trafikim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen 3 të rinj në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Ekstazi, kokainë dhe trafikim të emigrantëve të

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe dy të tjerë janë proceduar të lirë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë R. Z., 33 vjeç, pasi në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi lendë narkotike e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta lëndë narkotike e dyshuar Ekstazi.

Po ashtu është arrestuar E. Gj., 34 vjeç, pasi në Radhimë, gjatë  kontrollit  në automjetin që ky shtetas drejtonte dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lendë narkotike të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sattiva.

I arrestuar është dhe M. H., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet tip “Volksëagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

Vihet në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve naktoike, për të cilat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. Z., 33 vjeç, pasi në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi lendë narkotike e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta lëndë narkotike e dyshuar Ekstazi.

-E. Gj., 34 vjeç, pasi në Radhimë, gjatë  kontrollit  në automjetin që ky shtetas drejtonte dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lendë narkotike të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sattiva.

Si dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:

-B. A., 27 vjeç, pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Nartës, Vlorë, gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë;

-M. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

---

Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka transportuar me një automjet tip “Volksëagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll