Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Ekspozitë për Shqipërinë dhe çifutët në Melbourne, autori: Jemi kundër paranojës ndaj Islamit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka një histori të vogël të njohur rreth myslimanëve dhe çifutëve në Luftën e Dytë Botërore që ndihmon në krijimin e një kodi nderi që ekziston edhe sot. Një ekspozitë e re hapet në Melbourne, në qendrën e Holokaustit, ku do të ketë një pasqyrim të qartë sesi Myslimanët shpëtuan jetët e shumë çifutëve në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Ekspozita do të jetë me fotografi të fotografit amerikan Norman Gershman, që kaloi katër vite duke fotografuar heronjtë dhe të mbijetuarit e Holokaustit në Shqipëri.

Ekspozita, raportojnë mediat e huaja (The New Daily) ka si qëllim luftën për rritjen e islamofobisë në botën perëndimore ashtu sikurse edhe incidentet e fundit antisemitiste siç ishte sulmi ndaj çifutëve në një supermarket në Paris vetëm një ditë pas masakrës në Charlie Hebdo në janar të këtij viti.

“Qëllimi është të tregojmë humanitet të përbashkët dhe që të gjithë ne jemi për tiu kundërvënë paranojës së Islamit” thotë Gershman. Kur vende të tjera evropiane ranë nën  pushtetin Nazist dhe dërgonin popullsinë çifute nepër kampe përqëndrime, Shqipëria i rezistoi urdhërave të Adolf Hitlerit për të dorëzuar çifutët. Qeveria shqiptare u dha shumë familjeve çifute letra false duke mos i lënë të jetonin të fshehur, dhe hapi dyert e saj për refugjatët çifutë. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img