Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Ekspozita “Arritjet e Rilindjes në arenën ndërkombëtare”, Këlliçi: Ja çfarë pasqyrojnë prestigjozet botërore

spot_img

Lajme të ngjashëm

db439d28d82d373bb09a64c915b2d414

Të rinjtë e FRPD dhe LRI nuk i kanë ndalur protestat e tyre poshtë zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku kërkojnë dorëheqen e tij, ndërsa kreu i të rinjve demokratë Belind Këlliçi na ka njohur me mënyrën se si kanë zgjedhur të tubojnë.

 

Me anë të një postimi, Këlliçi ka shkruar se ditën e sotme ata kanë hapur një ekspozitë të Ramës të titulluar “Arritjet e Rilindjes në arenën ndërkombëtare”, teksa ka shpjeguar se në foto janë pasqyruar të gjitha lajmet nga mediat botërore në lidhje me qeverinë dhe drogën.

Sipas të riut demokrat, integrimi i vendi po bllokohet nga Edi Rama, ndërkohë që ka paralajmëruar një tjetër protestë ditën e nesërme në orën 18:00.

POSTIMI I PLOTË:

Sot u cel prane Ministrise se Droges, drejtuar nga Fatmir Xhafa, ekspozita e piktorit/kryeminister Edi Rama me titull: “Arritjet e Rilindjes ne arenen nderkombetare”.

Sot te gjithe qytetaret kishin mundesi te shihnin me syte e tyre se si mediat me prestigjioze Europiane dhe boterore pasqyrojne lidhjet e krimit dhe droges me qeverine e Edi Rames.

U bene tashme 3 jave nga publikimi i fakteve se vellai i ministrit te brendshem i denuar per trafik droge, jo vetem mbrohej nga Fatmir Xhafa, por i sigurohej liri dhe mbeshtetje per te ushtruar aktivitetin e paligjshem, duke drejtuar trafikun e droges ne Vlore.

Tashme te gjithe e dine se Edi Rama eshte urdheruesi i lirimit te Saimir Tahirit, mbajtjes se Fatmir Xhafes ende ne krye te ministrise se brendshme dhe kapjes se prokurorise.

Integrimi i Shqiperise ne Europe po bllokohet per shkak te Edi Rames, Fatmir Xhafes, Saimir Tahirit e lidhjeve te tyre me krimin.

Neser perseri ne oren 18:00, perpara Ministrise se Brendshme per te vijuar protesten e pandalshme 

34502206_10156135506155325_6613940776151810048_n.jpg34504416_10156135505460325_8865143177066053632_n.jpg34394492_10156135505275325_2877889497209503744_n.jpg34416409_10156135505280325_366076237484916736_n.jpg34367766_10156135505255325_637610825921593344_n.jpg34342497_10156135505155325_8908882127576104960_n.jpg34447252_10156135505125325_5370264357722652672_n.jpg

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img