Hapësire reklamuese

Aktualitet

Eksportet e frutave dhe zarzavateve, arrijnë në 63 mln euro në 7 mujor, viti 2019 tejkalohet me 24%

Shkruar nga Newsbomb

Eksportet e frutave dhe perimeve, grupi kryesor të prodhimeve bujqësore u rriten edhe këtë vit, por me ritme me të zbehta se gjatë pandemisë.

Gjatë janar -korrik 2021 eksportet e primeve, frutave dhe zarzavateve arritën një vlerë prej 7.8 miliardë lekësh rreth 63 milionë euro me një rritje 8.5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020 dhe 24 për qind më shumë së viti normal 2019.

Ritmet e rritjes ishin më të ulta se gjatë vitit të kaluar pohuan burimet nga tregu si rrjedhojë e stabilizimit të kërkesës pas pandemisë. Vitin e kaluar masat kufizuese nxiten një konsum jo të zakontë të artikujve ushqimore kudo në botë. Por eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare kanë ardhur në rritje vitet e fundit si rrjedhojë e shtimit të sipërfaqeve të mbjella sidomos në sera dhe investimeve të reja në magazinim dhe në zinxhirin e furnizimit.

Këtë vit eksportet e frutave, ndonëse me një vlerë më të vogël shënuan rritje me shumë se perimet. Gjatë 7 mujorit u eksportuan rreth 2 miliardë lekë fruta me një rritje 22 % në krahasim me vitin 2020 dhe 36 për qind në krahasim me vitin normal 2019.

Eksportet e zarzavateve shënuan një vlerë prej 5.8 miliardë lekësh ose 47 milionë eurosh në janar-korrik 2021, me një rritje vjetore 5.6 % dhe 20% në krahasim me vitin normal 2019.

Frutat dhe perimet ishin grupi i gjashtë më i eksportuar në vend, pas naftës, veshjeve të këmbës, gizës dhe çelikut dhe veshjeve tekstile.

Në të gjitha eksportet bujqësore, kryeson domatja, për të cilën kontratat e shitjes jashtë vendit po vijnë në rritje

Baza e eksporteve të frutave dhe perimeve është zgjeruar dukshëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Vlera e tyre është katërfishuar nga viti 2013, ku vlera e tyre ishte 2,8 miliardë lekë, duke arritur vlerën e 10.4 miliardë lekëve në vitin 2020, teksa rritja ka vijuar edh këtë vit.

Shkak për këtë rritje më së shumti janë faktorët gjeografike të cilët mundësojnë prodhimin më të hershëm të frutave dhe perimeve nga vendi ynë dhe investimet në rrjetin e grumbullimit dhe në magazinim.

Por megjithë këtë, rritje Shqipëria mbetet e fundit në rajon për volumin e prodhimeve bujqësore dhe se ende është një vend që ende importon fruta dhe prime për nevoja të konsumit të brendshëm.

Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar janë importuar 9.4 miliardë lekë ose rreth 77 milionë euro fruta dhe zarzavate nga jashtë vendit. Kjo vlerë përben 90 për qind të vlerës së eksportit të këtyre produkteve.

Vlerën më të lartë të importit e shënojnë frutat. Më 2019 u importuan gjithsej 6,8 miliardë lekë. Në tregtinë e frutave me jashtë Shqipëria është deficitare, pasi importon 6,8 miliardë lekë ose gati tre herë më shumë se eksporton.

Gjithashtu vitet e fundit Shqipëria është suficitare në tregtinë e perimeve dhe zarzavateve, pasi vite më parë deficiti tregtar në këto artikuj ishte mjaft i lartë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll