Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Ekspertja e turizmit flet për ngjarjen e Velipojës: Të dyja familjet kishin 30 vite që e pinin kafen bashkë, fajin e ka shteti që nuk i zgjidh problemet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ngjarja e rëndë që ndodhi mesnatën e sotme në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë tronditi gjithë vendin.

Ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba tregon se familjet Ferracaku dhe Gocaj nuk kishin armiqësi të vjetra me njëra tjetrën por përkundrazi, kishin 30 vite si fqinj dhe kafen e pinin bashkë.

Sipas saj, krimi nuk ndodhi për motive të dobëta apo konflikte të çastit, por sepse shteti nuk nuk i dha zgjidhje problemit të tokës, pasi herë ia dha njërës familje dhe herë tjetrës.

“Sipas shtetit krimi kryhet gjithmonë “për motive të dobëta” apo “për një sherr banal të rastit” por në fakt nuk është ashtu. Nëse përplasen dy biznese, dijeni se ato nuk gjejnë zgjidhje në shtet, ndaj bëjnë vetëgjyqësi. Dhe nuk janë motive të dobëta, janë buka e gojës. Në rastin konkret, të njëjtin plazh shteti ia dha herë njërit e herë tjetrit, në mënyrë arbitrare, duke futur në armiqësi dy familje me fqinjësi 30-vjeçare që pinin kafen bashkë. Kujtimi ishte babai i Arjan Ferracakut, djalit të ri që megjithëse nuk kishte vrarë një mizë në jetën e tij, iku si qeni në rrush dhe policia në tre vjet, ende nuk e ka gjetur shkakun. A kishte të drejtë Kujtimi të mbante armë? Jo! A kishte zgjidhje? Jo!

Kujtimi e mësoi Arjanin të rritej me punë dhe ashtu u rrit. Gjithë ditën, deri natën vonë vetëm punonte. I vetmi pasion që kishte në jetë ishin kuajt. E megjithatë jetën e humbi kot, pa asnjë arsye e jo sepse u mor me veprimtari kriminale. Edhe babai i tij nuk u mor asnjëherë me veprimtari kriminale, së paku në 17 vjet ne kurrë nuk dëgjuam për ta një fjalë të keqe o dyshuese. E megjithatë edhe ai iku për një konflikt që e krijoi shteti dhe mund ta kishte zgjidhur shteti.

Përpjekja jonë për t`ju treguar një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri ku edhe mund të jetosh me djersë e me punën tënde, një Shqipëri ku ka turizëm e vende të bukura për t`u parë, me njerëz që punojnë ditë-natë, është një luftë donkishoteske me mullinjtë e erës së shtetit të munguar. Jo se kjo Shqipëri nuk ekziston. Por ajo është lënë vetëm. Dhe si rrugëzgjidhje ka gjetur mjetet e mbijetesës.”, shkruan ndër të tjera Flora Xhemani Baba.

Më shumë

spot_img
spot_img