Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

EKSPERTIZA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret, Prokuroria nuk bindet nga provat, eksperimenti do të sqarojë gjithçka

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kur kanë kaluar 45 ditë ng vdekja misterioze e 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përcaktuar shkakun fillestar të humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”, raporton gazetarja Klodiana Lala. Kjo ekspertizë hedh poshtë dyshimet se turistët kanë vdekur nga përdorimi i tepruar i klorit në pishinën ku ata po qëndronin. Gjithashtu ekspertiza ka dalë në përfundimin se rusët nuk kanë atur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.

Edhe pse shkaku i vdekjes është përcaktuar nga Mjekësia Ligjore, Prokuroria nuk është e bindur, ndaj janë thirrur në ndihmë Shërbimi Sekret i Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja.

Ky eksperiment do të provohet nëse dioksidi i karbonit është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera, teksa pritet të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img