Hapësire reklamuese

Aktualitet

Eksperti Softa: Në sulmin ndaj Sali Berishës, dështoi siguria

Shkruar nga Newsbomb

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, thotë se sulmi ndaj Sali Berishës dje gjatë protestës, tregoi se siguria e tij ka dështuar. Sipas Softës, për Berishën dhe Metën duhet të ketë masa sigurie pasi kanë pasur poste të larta shtetërore.

“Nëse do ta quajmë incident, do ta quajmë një rast të shkëputur. Nëse do ta quajmë sulm, patjetër është analizë. Ngjarje të tilla kaq madhore, pritet të ketë situata të cilat mund të jenë të pakontrolluara dhe të paparashikuara.

Patjetër që duhet të kishte masa sigurie, jo vetëm që ka një status të veçantë personalitetet e vendit, që kanë qenë në pozicioniet më të larta, ish-president, ish-kryeministër dhe në fund të fundit, lideri i opozitës. Unë mendoj se dështoi siguria, nuk ishte ndoshta në nivelin e vëmendjes së veçantë dhe patjetër duhet të ishte edhe Policia e Shtetit”, theksoi ai në Euronews Albania.

Momenti kur goditet me grusht Sali Berisha Momenti kur goditet me grusht Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD, Sali Berisha u qëllua me grusht në nisje të protestës së djeshme, pak pasi kishte dalë nga selia dhe po shkonte drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Aty ishte vendosur podiumi dhe Berisha bashkë me Metën po i bashkoheshin turmës.

Mirëpo, një person i identifikuar si Gert Shehu ka kaluar lehtësisht truprojat dhe ka qëlluar në fytyrë Sali Berishën. Ish-kryeministri u mbajt nga personat e tjerë që e rrethonin, ndërkohë që kishte hemorragji në hundë dhe pjesën e faqes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu