Hapësire reklamuese

Aktualitet

Eksperti ngre alarmin për qumështin pluhur që hyn në vendin tonë: Dikur këto kazane mbusheshin plot, tani mblidhet vetëm 5kv

Shkruar nga Newsbomb
Eksperti ngre alarmin për qumështin pluhur që hyn në vendin

Eksperti dhe pedagogu Nazif Tivari ka ngritur alarmin në lidhje me qumshin pluhur i cili importohet në vendin tonë.

Përmes një postimi në “Facebook”, pedagogu risjell në vëmendje se si gjashtë vite më parë në një fabrikë grumbulloheshin rreth 30 kv qumësht në ditë, ndërsa sot grumbullohen vetëm 5 kv të tillë.

Importimi i sasive të mëdha të qumshtit pluhur në vend ka ulur ndjeshëm prodhimin e qumshtit bio duke sjellë kështu edhe falimentimin e fermerëve. Sipas ekspertit ky sektor është duke shkuar më thellë në humbje dhe për pasojë i ka bërë thirrje qeverisë që të rregullojnë sistemin ekonomik.

Postimi i plotë:

Memorie

Mjeshter i Madh

Fillojne perrallat me fjalet :

Ishte se c na ishte :

Gjashte vjet me pare keto kazane ishin keshtu plot me qumesht 30 kv ne dite qumesht .

Sot ing teknolog 50 vjet industrine e perpunimit qumeshtit , perpunon 5 kv qumesht ne dite , Fabrika Qumeshtit Mozzarella Italia , qumeshti mungon , tregu ka rene Po qumeshti eshte pakesuar shume shume nga 30 kv ne 5 kv, ,

Ju lutem , Ju lutem , Ju lutem , rregulloni sistemin ekonomik jo zero % blerje dhe 20 % shitje , se e peson fermeri , nese nuk e kuptoni , dua vendin tim , flas per vendin tim , jo per politiken .

5 kv qumesht grumbullohet me 25 -30 fermere qumeshti .

Jam i sigurte qe vendi , politika nuk kenaqet se mbyllet Mozzarella Italia ne Shkallnur te Durresit , pasi te gjithe jane ne gjendje te njejte .

Qumeshti pluhur , margarina , vaji palmes , proteinat e hirres , kurre nuk mund te zgjidhni zhvillimin e blegtorise .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu