Hapësire reklamuese

Aktualitet

Eksperti: Kujdes! Fotot që postoni në rrjete sociale mund të përdoren për pornografi

Shkruar nga Newsbomb
Eksperti: Kujdes! Fotot që postoni në rrjete sociale mund të

Programuesi, Said Duleviç, foli sot lidhur me rreziqet e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe ekspozimin e fëmijëve në rrjete sociale.

Në një intervistë për emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, eksperti këshilloi qytetarët që të tregojnë kujdes me fotot dhe videot që shpërndajnë në rrjtete sociale, pasi sipas tij ato mund të përdoren për gjëra të pahijshme dhe jo legjitime.

Eksperti tha se fotot dhe videot mund të përdoren jo vetëm për pornografi por edhe për shatazhe.

Pjesë nga diskutimi

Katerina Trungu: Rikthehemi dhe do të lidhemi me Saidin, i cili është programues dhe do të doja prej tij të kuptonim pak, kjo inteligjenca artificiale që, jo vetëm mua, por gjerësisht, ka krijuar një lloj trembjeje të vogël për atë që mund të bëjë në një të ardhme, nëse keqpërdoret gjithmonë. Sepse teknologjia ose përdoret si duhet ose pastaj e përdorim si duam. Sa i përket informacionit që ne japim në rrjetet sociale, fëmijët i postojmë, dëshira e mirë për të ndarë një foto poshtë pemës për shembull, meqë jemi në atmosferën e festave. Çfarë ndodh pastaj me këtë fotografi, nëse përdorim inteligjencën artificiale? Mund ta ndryshojmë? Mund ta vendosim në Maldive pastaj me prindër të tjerë? Çfarë mund të ndodh?

Said Duleviç: Kjo është bërë edhe më përpara me fotoshopin, por sot që flasim është bërë më e frikshme. Pse? Sepse fotoja mund të merret, analizohet fytyra me inteligjencën artificiale dhe kalohet në një sistem që quhet “deep fake”, ku mund të bëhet edhe video. Mjafton që ne thjesht të kemi fytyrën e dikujt dhe mundet që ta realizojmë në formë videoje. Gjithashtu, mund të rrisim dhe moshën. Kësaj fytyre fëmijërore që ne e kemi, mund ta rrisim moshën, mund të klonojmë zërin që të tingëllojë njësojë si vajza ose djali jonë. Dhe mund ta përdorim apo keqpërdorim për mesazhe apo për të bërë gjëra jo të hijshme apo jo të ligjshme.

Katerina Trungu: Të tipit edhe pornografia ë? Që është një nga shqetësimet e tjera.

Said Duleviç: Pikërisht, pikërisht, por jo vetëm kaq. Mund të përdoret edhe për shantazhe, mund të përdoret edhe për të kërkuar para.

Katerina Trungu: Për presion, ekzakt, kërcënime.

Said Duleviç: Këto janë shumë të frikshme në fakt. Edhe patjetër që është në fillimet e veta, por ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me fotot dhe me videot që shpërndajmë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese