Hapësire reklamuese

Politikë

Eksperti i PS tregon pse është kundër propizimit të opozitës për Reformën Territoriale: S’ka studim për të shtuar bashki

Shkruar nga Newsbomb
Eksperti i PS tregon pse është kundër propizimit të

Është mbledhur sot Komisioni, ku po diskutohet për Reformën Territoriale dhe për propozimet e bëra.

Eksperti i PS, Artan Shkëmbi gjatë fjalës së tij tha se ndryshimet territorial duhet të fokusohet tek ndryshimet e ekonomisë, turizmit apo bujqësisë dhe blegtorisë.

Ndër të tjera ai ka treguar se përse është kundër ndryshimeve territorial që kërkon opozita për shtim të bashkive, duke thënë se për të bërë këtë duhet bëhet studim i thelluar.

“Nëse miratimi i reformës territoriale u votua në 2014, zbatimi i saj u bë pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Asokohe u krijuan projektet STAR 1 dhe STAR 2.

U vendos buxhet në vitin 2015 për reformën territoriale, e cila u alokua përmes agjencisë për reformën territoriale, duke u angazhuar në mos ndërprerjen e shërbimeve në asnjë prej 61 bashkive të reja që u miratuan nga Kuvendi, duke përgatitur të gjithë procesin e transferimit dhe zbatimit të ndryshimit të hartës territoriale.

Po ta shohësh procesin e zhvilluar tanimë është i ngjashëm si ai në vitin 2014. Sot jemi në kushtet kur hedhim hapin e tretë, por ne na mungon hapi i parë dhe i dytë. Kjo pamundëson rishikimin e hartës territorial dhe e kemi të vështirë të gjykojmë se si të ecet më tej. Ne jemi këtu në më shumë se tre muaj. Kemi dëgjuar shqetësimet që ka patur opozita. Janë shqetësimet të natyrshme.

Opozita pretendon se miratimi i reformës është i njëanshëm për arsye politike, që reforma është e dështuar, apo që shpenzimet administrative janë rritur, apo që shërbimet janë përkeqësuar, autonomia financiare e cënuar, kompentencat e bashkive të vogla, banorët janë larguar nga bashkitë për mungesë përfaqësie…etj. Sigurisht ne si ekspertë nuk na intereson të shikojmë me këtë sy se sa këto deklarime i afrohen realitetit dhe sa një pjesë e tyre është deklarim politik. Ne duhet të japim opinionin tonë për këto vlerësime.

Debati politik ju takon juve në këtë drejtim. Ajo që vlen për t’u përmendur është se edhe pas 7 vitesh, s’ka asnjë studim të plotë që të vlerësoj reofrmën territoriale, nëse do kishim do i ishim referuar atij dhe s’do kishte hapësira për debate”, tha Shkëmbi.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll