Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Eksperti i energjisë: Në muajin dhjetor nuk do të ketë familje që s’do të preket nga fasha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eksperti i energjisë elektrike, Anduel Çekrezi ka sqaruar se sipas tabelës së qeverisë që një familje të shpenzojë deri në kufirin 800 KWH duhet  që lavatriçen ta përdorë vetëm njëherë në javë.

Po ashtu, eksperti sqaroi dhe se si duhen të përdoren dhe pajisjet e tjera në mënyrë që të kursejnë energjinë. Sipas tij, në muajin dhjetor, nuk do të ketë thuajse asnjë familje që s’do të preket nga fasha.

“Kam marrë tabelën që ka nxjerr vetë qeveria duke marrë 800 KWH të konsumit për një familje normale. Nuk janë bërë shumë publike detajet se si është bërë kjo llogari. Nga kalkulimi që kemi parë 800 KWH, duke parë që vijmë drejtë dimrit kemi bërë një kalkulim sekondar. 30 KWH në muaj është për frigoriferin. Lavatriçja është kalkuluar që të përdoret katër herë në muaj, një herë në javë. Larja e enëve me lavastovilje llogaritet 8 herë”, tha Çekrezi.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img