Eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti, ka publikuar disa video të fermerëve shqiptarë, të cilët shprehin shqetësimet e tyre në biznes.
Teliti thotë se qeveria këto vite vetëm ka bërë propagandë duke i lënë fermerët në mëshirë të fatit.
Sipas shifrave të publikuara, jemi pas Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi përsa i përket mbështetjes që qeveria u jep fermerëve.
Statusi i Telitit
Të braktisur, të pashpresë, të falimentuar, kjo është e vërteta e fermerit shqiptar.
Ky është fakti që nuk e mbulojnë dot montazhet dhe regjia qëndrore e propagandës së Ramës.
Më kot mundohet të gënjejë shqiptarët që në vitin e 7 të fatkeqësisë së keqqeverisjes e kanë të qartë se përgjegjësit e krizës janë ata që nuk mbajtën asnjë premtim.
Propaganda e Rilindjes nuk pin më ujë, produktet e tokës tonë nuk shiten dot pasi përballen me konkurencën e produkteve të importuara nga vendet e rajonit, që i subvencionojnë ato me dhjetëra herë më shumë sesa ato dy qindarka që jep qeveria shqiptare.
Ndryshimi është domosdoshmëri, 25 prilli po afron dhe #ditëmëtëmira do të vijnë