Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Eksperti çështjeve ballkanike: Në Shqipëri trashëgimia komuniste vazhdon, por në forma të ndryshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

ec72364f06667705625438ac79ae519f

Janusz Bugajski, ekspert në çështjet e Ballkanit, thotë se në Shqipëri nuk ka patur një mbështetje të mjaftueshme në favor të njerëzve që e kundërshtuan komunizmin dhe vuajtën nëpër burgje.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zoti Bugajski thotë se trashëgimia e komunizimit vazhdon edhe sot në forma të ndryshme.

“Kjo trashëgimi vazhdon në të gjitha vendet, por në shumë aspekte ajo është më e thellë në Shqipëri sesa në vendet e tjera të Evropës Juglindore. Ndoshta këtu ka të bëjë edhe e kaluara para komuniste e Shqipërisë me qeverisjet autoritare, plus që ka qenë një vend shumë i varfër. Kur Shqipëria u vu nën kontroll nga komunistët, ajo filloi nga një nivel shumë i ulët ekonomik. Përsa i përket trashëgimisë komuniste, kjo shfaqet mes të tjerash tek gjëra të tilla si varësia nga shteti për punë dhe ndihmë, tek një farë tolerance ndaj shtypjes shtetërore, tek vazhdimi i lidhjeve dhe interesave speciale që vazhdojnë qysh nga koha e komunizmit dhe tek përfshirja e pamjaftueshme e publikut në aktivitetet shoqërore, pra publiku ende nuk e sheh veten si subjekt por si objekt politik dhe kjo duhet ndryshuar”, tha Bugajski. 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img