Hapësire reklamuese

Bota

Eksperti britanik i udhëtimeve flet në Sky News: Për pushime rekomandoj Shqipërinë ose Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Eksperti britanik i udhëtimeve flet në Sky News: Për pushime

Lista e destinacioneve ku britanikët mund të kalojnë pushimet pa qenë nevoja për t’u karantinuar kur të kthehen, ka ndryshuar disa herë, duke krijuar edhe konfuzion te ta.

Britania i ka ndarë shtetet në tre kategori, jeshile, portokalli dhe të kuqe. Jeshile janë vetëm ato destinacione ku ata mund të shkojnë dhe të kthehen pa qenë nevoja për asnjë testim apo karantinë.

I pyetur se ku do të zgjidhte të pushonte këtë verë, eksperti britanik i udhëtimeve Simon Calder ka thënë për Sky News se do të preferonte Irlandën. “Është afër dhe është i vetmi vend ku shkon dhe kthehesh pa kryer asnjë test”, tha ai.

Megjithatë ai shtoi se si në Angli edhe në Irlandë, klima mund të mos jetë e favorshme, raporton neësbomb.al.

Për ata që duan të shkojnë disi më larg ai shtoi: “Po shoh në veçanti destinacionet në Ballkan, si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut”.

“Këto janë vendet e mija në krye të listës jeshile. Megjithëse njerëzit mund të preferojnë një shtet më të madh me shumë lidhje me Britaninë, në këtë rast do të sugjeroja Poloninë”, vijoi ai.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll