Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Ekspertët të shqetësuar, varianti Omicron mbërrin në Holandë më herët se sa mendohej

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Varianti i ri Covid-19, Omicron, është zbuluar në Holandë më herët sesa mendohej më parë, thonë zyrtarët vendas. Ai u identifikua në dy mostra testimi të marra midis 19 dhe 23 nëntorit, përpara se varianti të raportohej për herë të parë nga Afrika e Jugut.

Nuk është e qartë nëse ata që iu nënshtruan testeve kishin vizituar Afrikën Jugore, shkruan newsbomb.al.

Më parë mendohej se dy fluturime që mbërritën nga Afrika e Jugut të dielën kishin sjellë rastet e para të variantit në Holandë. 14 persona në fluturimet për në kryeqytet, Amsterdam, rezultuan pozitivë me Omicron, mes 61 pasagjerëve që u zbulua se kishin koronavirus.

Provat e hershme sugjerojnë se Omicron ka një rrezik më të lartë të ri-infeksionit. Por shkencëtarët thonë se do të duhen rreth tre javë përpara se të dihet se si ai ndikon në efektivitetin e vaksinave.

Afrika e Jugut paralajmëroi botën për variantin e ri më 24 nëntor pasi zbuloi rastin e parë. Që atëherë, vendet e tjera kanë qenë në vëzhgim për të dhe më shumë raste janë identifikuar në mbarë globin falë testeve të sekuencës së gjeneve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img