Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ekspertët: S’ka asnjë provë që vitamina D të mbron nga koronavirusi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0a812e337be98dc07541fe514517e690

Ekspertët e mjekësisë në Britani thonë se nuk ka asnjë provë që vitamina D parandalon apo kuron koronavirusin.

Në muajin maj, hulumtuesit nga Irlanda dhe SHBA gjetën se pacientët e prekur me koronavirus që kishin nivele të larta të vitaminës D kishin më shumë gjasa t’i mbijetonin sëmundjes, duke çuar në rritjen e kërkesës për suplementë.

Një numër raportimesh të pabaza që pretendonin se “dozat e larta” të vitaminës D mbrojnë dhe kurojnë koronavirusin, u përhapën masivisht në rrjetet sociale gjatë pandemisë.

Por një grup ekspertësh nga Instituti Kombëtar i Kujdesit dhe Shëndetit në Britaninë e Madhe, thonë se nuk ka asnjë provë që marrja e suplementëve ul rrezikshmërinë e Covid-19, raporton newsbomb.al.

“Ndonëse ka të dhëna për të mirat e vitaminës D, kërkimi ynë i shpejtë nuk gjeti asnjë provë që suplementët e vitaminës D parandalojnë apo kurojnë koronavirusin,” tha drejtori i studimit Paul Chrisp.

Gjithashtu një grup tjetër ekspertësh nga Komiteti Këshillëdhënës Shkencor tha se nuk ka asnjë provë që vitamina D i mbron njerëzit nga infeksione akute respiratore, infeksione të sinuseve, fytit, rrugëve të frymëmarrjes ose mushkërive.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img