Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e një gripi agresiv gjatë dimrit, Silva Bino: Qarkullon virus i tipit A në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e një gripi agresiv

Dimër i ashpër parashikohet përsa i përket situatës epidemiologjike ky i sivjetmi .

Mungesa e qarkullimit  të virusit të gripit gjatë viteve të pandemisë covid thonë ekspertët, mund të shkaktojë një numër të lartë të infektuarish dhe sipas tyre virusi i gripit është edhe më kokëfortë se sa ai i covid , sidomos tek të sëmuret kronikë.

Deri më tani është thënë se qarkullon virusi i tipitA , por ende nuk është përcaktuar nëntipi i tij

“Pritet që të kemi një sezon gripi, është sëmundja më e paparashikueshme. Mungesa e qarkullimit të gripit gjatë dy viteve të fundit dhe mund të sjellë rritje të niveleve të gripit, siç ka ndodhur në Hemisferën Jugore”  shprehet Silva Bindo për “Top Channel”.

Ndërkohë që situata me covid duket më e zbutuar ekspertët bëjnë thirrje të mos ndalet vaksinimi  pasi mund të rritet numri i infektimeve, por jo i hospitalzimeve apo i vdekjeve .

“Rekomandimi i ISHP është që të dyja vaksinat të bëhen njëkohësisht. Të moshuarit të vaksinohen në të njëjtën ditë në krahë të ndryshëm”– shton Bino.

Edhe pse ritmet e vaksinimit ndaj covid kanë rënë ndjeshëm, qeveria vazhdon të blejë sasi vaksinash pranë kompanisë Pfizer.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll