Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekspertët e vaksinimit rekomandim qeverisë:  Të marrim çdo vaksinë që plotëson standardet, edhe ato kineze e ruse

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Ekspertët e vaksinimit në Shqipëri i kanë rekomanduar qeverisë që të marrë edhe vaksinat anti-COVID të prodhuara në në Rusi apo Kinë.

Ky rekomandim vjen pasi është shumë e vështirë q ëtë merret sasia e duhur e dozave nga Pfizer, Moderna apo AstraZeneca.

“Ne jemi duke hartuar një rekomandim për ministrinë e Shëndetësisë për këtë çështje. Në parim ne në komisionin e vaksinimit jemi dakord për të marrë çdo lloj vaksine që plotëson standardet pa shikuar vendin nga vjen. Po shikojmë performacën e vaksinave në vendet ku janë përdorur dhe shumë shpejt do ribëjmë rekomandimet tona ministrisë së Shëndetësisë”, tha Gjeorgjina Kuli, anëtare e komisionit të vaksinimit.

Vaksinat e prodhuara në rusi dhe Kinë janë future në tregun europian, por nuk kanë marrë ende miratimin e Autoritetit Europian të Barnave, EMA.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll