Dy persona me banim në Shkodër janë ndaluar nga Policia në qytetin bregdetar të Vlorës. Ata kanë qenë duke lëvizur me makinë dhe janë ndaluar nga shërbimet në një pikë kontrolli, të ngritur menjëherë pas sulmit të ndodhur ndaj televizionit Top Channel.
Të dhënat janë të vakëta për shkak se grupi hetimor ruan me konfidancialitet të lartë hetimet, por mësohet se dy shkodranët janë ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës.
Mësohet se drejt qytetit bregdetar janë nisur dhe ekspertët e Departamentit të Policisë Kriminale, për të marrë në pyetje paraprakisht dy personat e ndaluar dhe më pas t’i sjellin ata drejt Tiranës, për shkak se hetimet janë duke u kryer nga Policia dhe Prokuroria e kryeqytetit.
Më herët, është raportuar se në zonën e Vlorës janë kryer kontrolle të shumta nga Policia, pasi dyshohet se autorët e sulmit ndaj Top Channel kanë djegur makinën në Golem e janë drejtuar drejt qytetit bregdetar. Madje, kontrolle janë zhvilluar dhe në tokat në buzë të autostradës, sepse ka dyshime se një nga armët e krimit është hedhur në shkurre.

Grupi hetimor është duke vëzhguar pamjet filmike të një numri të madh kamerash sigurie, për të rindërtuar të gjithë itinerarin që kanë ndjekur autorët para se të kryenin sulmin me armë, ku mbeti i vdekur roja i sigurisë Pal Kola, si dhe rrugën që ata kanë bërë në kthim.
Nga një kamera sigurie, hetuesit kanë parë një mjet që ndalon buzë autostradës për në Vlorë, teksa ndalon dhe personat që ndodheshin brenda tij, hedhin diçka në shkurre. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar, as nga Drejtoria e Tiranës dhe as nga ajo e Vlorës.
Lexo edhe: TERROR NË TIRANË / Breshëri PLUMBASH drejt godinës së Top Channel, vritet roja (DETAJET E PARA)
Lexo edhe: “Ça ishte kjo mo?” / Momenti kur banorët e “Big Brother” dëgjojnë breshërinë e kallashnikovit, tremben Qetsori dhe Kristi (VIDEO)
Lexo edhe: Vrasja tek Top Channel/ Gjendjet e djegur makina e autorëve, brenda saj dy kallashnikovë
Lexo edhe:E TRISHTË/ Vrasja e rojes në Top Channel, Pal Kolës i ranë 5 lekë nga xhepi
Lexo edhe: PAMJET: Vetratat e xhamave të zyrave të Top Channel të mbushura me plumba