Hapësire reklamuese

Bota

Ekspertët bëjnë PARALAJMËRIMIN: Varianti i ri i koronavirusit do të përhapet në të gjithë botën

Shkruar nga Newsbomb

Varianti i koronavirusit në Britaninë e Madhe pritet që të përhapet në të gjithë botën.

Ky është parashikimi që ka bërë shefja e programit të mbikëqyrjes gjenetike të Britanisë së Madhe.

Profesoresha Sharon Peacock tha se varianti i ri ka “përfshirë vendin” dhe “do të përfshijë botën, me shumë gjasë”.

Deri në këto momente varianti Kent i Covid është zbuluar në më shumë se 50 vende.

“Ajo që na ka prekur vërtet për momentin është transmetueshmëria. Do na duhen shumë vite që të përballemi me virusin. Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë",- tha Profesoresha Peacock, drejtore e konsorciumit Covid-19 Genomics në Mbretërinë e Bashkuar.

Mutacioni i ri i Covid-19 u zbulua për herë të parë në shtator 2020 në Anglinë jug-lindore.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.