Fotoja simbolike e anijes "Vlora" e ngarkuar me emigrantë që përpiqeshin të largoheshin nga Porti i Durrësit, në Shqipëri për të mbërritur në Bari, në fillim të viteve 1991, nuk është bërë nga dora e fotografit të njohur italian Oliviero Toscani.
Ajo shkrepje u përdor në fushata të ndryshme të Benetton dhe besohej gjithmonë se ishte nga fotografi i njohur, edhe nëse atribuimi nuk ishte "zyrtar" nga vetë Benetton dhe as Toscani nuk e mori ndonjëherë autorësinë e tij. Mirëpo, mediat në Itali shkruajnë se autori i vërtetë i fotos është zbuluar.
Ai jepte intervista dhe tha fjalën e tij, aq sa për rastin u interesua emisioni televiziv Le Iene, i cili tentoi të fliste me Oliviero Toscanin, por fotografi ka kërkuar të mos e shqetësonin.
Mediat italiane shkrujanë se autori i vërtetë i fotos ikonike të ekosdit të shqiptarëve drejt "çizmes" është forografi shqiptar me origjinë nga Korça, Gani Xhengo.
Nje fotografi e shqiptarit Gani Xhengo
"Sipas autorit të fotos, ishte 7 gusht 1991, rreth mesditës, kur fotoja u shkrep. Gani Xhengo shpjegon se në ato vite fotografia e tij qarkulloi shumë, si në shtypin shqiptar ashtu edhe jashtë saj. Por në fakt ai nuk dinte asgjë për përdorimin që Benetton i bëri", shkruan Ultima Parola.
Për gati njëzet vjet, fotografi shqiptar nuk e dinte që në Itali ajo foto ishte përdorur nga Benetton, një markë ndërkombëtare mode e vendosur në Itali. Në vitin 2010, Gani Xhengo dhe djali i tij zbuluan se fotoja ishte e pranishme në faqen zyrtare të Benetton Flickr, në mënyrë anonime dhe me të drejta autori të rezervuara për Benetton.