Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Eksodi i gazetarëve në Rusi, braktisin punën për shkak të terrorit dhe propagandës shtetërore

spot_img

Lajme të ngjashëm

I gjithë stafi i televizionit “Rain” dha dorëheqjen drejtpërdrejt rreth dy javë më parë, kur qeveria ruse miratoi ligjin që dënon deri në 15 vite burg ata që përhapin “informacione të rreme” për luftën në Ukrainë.

Me thirrjen “Jo luftës”, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të televizionit fikën dritat e studios duke dhënë dorëheqjen. Transmetimi i mbyll me “Liqenin e Mjellmave”, shfaqja e baletit që u transmetua nga televizionet ruse për të fshehur rënien e Bashkimit Sovjetik.

Dy ditë më parë, një tjetër gazetare, Marina Ovsyannikova, hyri në studion e lajmeve të televizionit shtetëror rus Kanali 1 dhe protestoi kundër luftës në Ukrainë duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “mos i besoni lajmeve, është propagandë”.

Ajo u dërgua në gjykatë dhe u dënua me rreth 250 dollarë gjobë. Ajo u largua nga televizioni, por nuk është e vetmja. Kolegia e saj Zhanna Agalakova dha dorëheqjen si korrespodente për Europën. Dy gazetarë të tjerë u larguan nga televizioni NTV.

Raportohet se largimet masive kanë prekur edhe televizionin 100% shtetëror VGTRK. Po ashtu, gazetari Roman Super tha se gazetarët po largohen në masë nga programi Vesti.

Maria Baronova gazetarja më e lartë, e larguar nga televizioni RT, i njohur dhe si Russia Today. Ajo tha për BBC, se Putin tashmë e ka shkatërruar reputacionin dhe ekonominë e Rusisë.

Një numër i madh gazetarësh nga rrjeti RT, janë larguar nga puna në Rusi por edhe në filialet e tjera në vende të ndryshme të botës.

Dhjetra korrespodentë perëndimorë që prej vitesh kanë raportuar nga Moska, tashmë kanë dhënë dorëheqjen duke u larguar përgjithmonë.

Sot në Rusi është e vështirë të kritikosh Putinin, politikat e qeverisë. Madje me ligjin e fundit kundër “informacioneve të rreme” është gati e pamundur të përmendësh fjalët “luftë” apo edhe “paqe”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img