Hapësire reklamuese

Aktualitet

Eksodi- Anija Vlora, 28 vite më parë/ Kryebashkiakja e Durrësit, në median italiane: Falemnderit barezëve për mikpritjen, ju presim në Shqipëri (LETRA E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Valbona Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, ka marrë vlerësimin në median italiane “La gazzetta del Mezzogiorno” për letrën drejtuar kryetarit të bashkisë së Barit, Antonio Decaro, për aktivitetet e zhvilluara në përkujtim të 18 vjetorit të zbarkimit në Bari të 18 mijë shqiptarëve me anijen “Vlora”.

Ceremonia është përcjellë edhe në edicionin e lajmeve të RAI, duke dhënë kështu, të parin mesazh falenderimi të një zyrtari të lartë shqiptar për ceremoninë e djeshme, dhe duke krijuar imazh pozitiv të kryebashkiakes Sako për vlerësimin ndaj barezëve.

Letra e kryebashkiakes

“I nderuar zoti kryetar Antonio Decaro. Dëshiroj t’iu falenderoj  për eventet e organizuara në kujtim  të atij zbarkimi dramatik të mijëra shqiptarëve në portin e Barit 28 vjet më parë.

Dua të falenderoj qytetin e Barit dhe zonën e Puglias për mikëpritjen, miqësinë dhe ndihmën e jashtëzakonshme të gushtit të vitit 1991, që kanë vazhduar deri ditët e sotme. Dy popuj të ndarë, por të bashkuar nga deti Adriatik, kështu jemi ju italianët dhe ne shqiptarët.

Faleminderit gjithashtu edhe për këtë event, një ekspozitë që tregon për eksodin, arti që tregon dhimbjen dhe shpresën edhe nëpërmjet fotografive historike të Luca Turit, dëshmitar i atyre ditëve dhe Qytetar Nderi i Durrësit.

Një aktivitet, ai i sotshmi, që është pasuruar edhe nga transmetimi me alfabetin mors të një fraze dedikuar refugjatëve nga e gjithë bota, një argument që për ne shqiptarët nuk ka rreshtur kurrë të ngjalluri emocione të mëdha.

Më këto fjalë i nderuar kryetar, ju ftoj për të vizituar Durrësin dhe nëpërmjet jush e përhap këtë ftesë për të gjithë barezët dhe puljezët që të vijnë në qytetin tonë  për të vazhduar miqësinë e për tu njohur më shumë dhe për të shkëmbyer të gjitha ndjesitë e mira të popujve të Mesdheut.”

67875900_2464181227144131_3958020875336286208_n.jpg

67900613_1520497084759118_8497001214930583552_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll