Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ekskluzive/ Zbardhen bisedat mes treshes Meta-Meidani-Kokëdhima: Qeveri e re në shtator

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bdc07dbe28b88878fbb8e2dca1c8a8ad

Që në shtator do të ketë një qeveri të re, kjo nuk është diskutuar fare në tryezën e sotme tre palëshe mes Ilir Metës, Koço Kokëdhimës e Rexhep Meidanit, i cili, siç raportoi më parë newsbomb.al ka lënë menjëhërë pushimet e tij në Pogradec, për t’u bashkuar me negociatat që u zhvilluan gjatë një dreke pune në restorantin e Hotel Grand në qendër të bllokut.

Burime afër tre personazheve i thanë newsbomb.al se nuk është diskutuar në asnjë moment një qeveri e re në muajin shtator, dhe faktit “që kjo qeveri ka rënë”. Nuk u bë e qartë nëse në shtator, qeverinë do ta krijojë Edi Rama, apo dikush tjetër.

Për personazhet në tavolinë, Edi Rama e ka humbur besimin. Madje, ka një negociator që kontakton nga qeveria për të gjetur zgjidhjet dhe mënyrën sesi do të arrihet.

Në tavolinë, sipas burimeve të newsbomb.al diskutimi është përqëndruar në faktin se kush janë zgjidhjet e mundshme, dhe mënyrat sesi mund të arrihet në ato zgjidhje.

Cila do të jetë formula e krijimit të qeverisë së re, ka qenë një tjetër diskutimi mes palëve. Ajo që vlen të theksohet, është fakti se palët e kanë konsideruar këtë një takim të parë, dhe më vonë, do të zhvillohen edhe takime të tjera.

Ilir Meta ka hedhur idenë e një qeverie që t’i shërbejë vendit, konsensusit, dhe rifitimit të besimit të qytetarëve për qeverinë e tyre, por edhe ndërkombëtarëve për ecjen përpara dhe progres për të qetësuar palët që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dhe treshja e tryezës, ka vendosur që në fund të takimit, për mediat që kanë qenë prezent e në pritje të përfundimit të takimit, të fliste Koço Kokëdhima.

Ndërkaq, ky i fundit, e vlerësoi koalcionin të fortë dhe takimin konstruktiv, ndryshe nga ajo që është diskutuar në tryezë.

Lexo edhe:

Përfundon takimi Meta-Meidani-Kokëdhima, flet ish-deputeti: Nuk u diskutua asnjë çështje politike

Del më në fund pas 3 orësh Meta nga dreka me Meidanin dhe Kokëdhimën (FOTOT)

Sondazh/ E shihni Rexhep Meidanin si kryeministër të një qeverie teknike të mundshme?

13662551_1815631328671269_1371713222_o_copy.jpg

*Koço Kokëdhima duke dal nga takimi i sotëm

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img