Hapësire reklamuese

Politikë

EKSKLUZIVE/ S’ka më çimka në PD, bllokohen të gjithë celularët

Shkruar nga Newsbomb

Mbledhja e fundit e kryesisë më shumë se sa një analizë brenda PD-së u shndërrua në një skup të vërtetë mediatik për shkak të incidentit mes ish-ministrit Jemin Gjana dhe sekretares Valbona Mezini.

Tonet e ashpra mes tyre për pak sa nuk u përshkallëzuan në përplasje fizike ndërsa vetëm disa orë pas përfundimit të mbledhjes, në media qarkulloi edhe video-audio e sherrit të bujshëm.

Kjo krijoi një tjetër konflikt brenda së djathtës që tanimë i duhej të merrej edhe me çimkat e "spiunët" e partisë. Për t’i dhënë fund kësaj, siç mëson newsbomb.al, në PD është marrë një masë e fortë: Janë bllokuar të gjithë celularët.

Që prej mbledhjes së fundit, në selinë e PD është instaluar një pajisje që bllokon valët e celularëve për të parandaluar kështu edhe rrjedhjen e informacioneve të brendshme, raporton newsbomb.al.

Por a do të zgjidhë kjo pajisje ngërçin e madh në Partinë Demokratike? Kjo mbetet për t’u parë, edhe pse njohësit e politikës e dinë mirë se i fundit problem që ka kjo parti e djathtë sot, janë celularët..../ Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu