Tirana
few clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
0kmh
20 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
33 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

EKSKLUZIVE, Gjyqtari i hetuar për korrupsion për një ndeshje, për lirimin e Lul Berishës e Bollanos nxorri nga burgu “bosin e drogës”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lirimi nga burgu, i atij që u cilësua si “Baroni i drogës” shqiptare ditën e sotme krijoi habi të madhe në mbarë opinion publik.

albsig

spring

Sipas burimeve nga Gjykata e Durrësit, kërkesa për të mbajtur në qeli Alket Hatinë, nuk është pranuar nga gjyqtari Petraq Curri, i cili e ka cilësuar si të paligjshëm qëndrimin tij në qeli, raporton newsbomb.al.

Por ky vendim i gjyqtarit Petraq Curri, absurd për opinionin publik nuk është i vetmi, pasi gjyqtari në fjalë në të shkuarën e tij ka marrë disa vendime që kanë ngjallur debat të fortë për opinion publik. Gjyqtari Petraq Curri është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Durrësit më datë 05.04.2010 me anë të një dekreti të Presidentit të asaj kohe Bamir Topi.

Që nga ky vit, emri i tij është lakuar në shumë çështje të përfolura në vend. Gjyqtari Curri ka qenë pjesë e trupit gjykues në çështjen e inspektoriatin e Mjedisit për ish kreun e saj në Durrës Genci Balla, i akuzuar për korrupsion. Po ashtu gjyqtari Curri ka qenë pjesë e trupit gjykues në çështjen e vrasjes së Asllan Kurtishës në qytetin e Durrësit, shkruan newsbomb.al.

Një tjetër çështje shumë e diskutuar ku gjyqtari Curri ka qenë pjesë e trupit gjykues, është ajo e lirimit të drejtorit të burgut të Durrësit, që ishte akuzuar për shkelje të procedurave ligjore në procesin e lirimit të Lul Berishës, transmeton newsbomb.al. Por nuk mbaron me kaq, pasi gjyqtari Curri ishte ai që ndaloi vazhdimin e ndërtimeve për projektin e Velierës në shëtitoren e Durrësit, një projekt ky shumë i diskutuar. 

Petraq Curri gjithashtu ka qenë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, thotë newsbomb.al, pasi dyshohet se ka ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona, i sponsorizuar nga një biznesmen.

Por më herët përpara se të bëhej gjyqtar, Petraq Curri kur ushtronte profesionin e avokatit, ka qenë i përmendur në çështjen shumë të famshme të kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano, ku Curri ka qenë avokati i tij mbrojtës.

Së fundmi emri i këtij gjyqtari është listuar si një nga 20 gjyqtarët që pritet të jenë subjekt i hetimit nga SPAK, njësia e re speciale që pritet të krijohet pas reformës në drejtësi. /newsbomb.al.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img