Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ekskluzive/ Flet drejtori i Policisë së Lezhës, Muça: Aksioni në Rrëshen u zhvillua nga ne, deklarata e PD kur çdo gjë kishte përfunduar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3d68ab95c0f1c95466548a7036975bd0

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muca ka folur ekskluzivisht për Newsbomb.al për operacionin e zhvilluar në Rrëshen ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi.

Muça ka sqaruar se informacioni i ka mbërritur policisë mëngjesin e sotëm dhe menjëherë uniformat blu janë organizuar për aksionin, por fillimisht janë dërguar agjentët në terren për të konfirmuar nëse brenda magazinës kishte njerëz të armatosur. Sipas Muçës, operacioni ka përfunduar në orën 15:00.

“Është një operacion i organizuar nga ne dhe informacionin e kemi marrë që në mëngjes. Operacioni ka përfunduar rreth orës 15:00. Fillimisht kemi dërguar agjentët për të parë nëse në magazinë ndodheshin njerëz të armatosur dhe më pas kanë hyrë forcat e policisë së Lezhës. 15 persona janë arrestuar nga policia”, tha Muça.

Muça i është përgjigjuar edhe akuzave të Partisë Demokratike që pretendoi për një mosndërhyrje të policisë së Lezhës.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë dekonspirim apo diçka tjetër sepse edhe deklarata e Partisë Demokratike është bërë pasi operacioni kishte përfunduar dhe ne kishim komunikuar me prokurorinë për rastin”, tha ai.

Sa i përket pjesëmarrjes së FNSH-së, Muça tha për Newsbomb se ndërhyrja e tyre ishte kërkuar nga policia e Lezhës për shkak të numrit të madh të të arrestuarve, transportimi i të cilëve në ambientetin e komisariatit ka qenë i ndërlikuar për shkak të sigurisë dhe automjeteve në dispozicion.

“Kemi kërkuar ardhjen e FNSH-së për arsye se ishin 15 persona të arrestuar dhe meqënëse akuza që rëndon mbi ta është për kultivim droge. Gjithashtu në vendngjarje nuk ishin aq makina sa nevojiteshin për transportimin e të arrestuarve, kështu që njoftuam FNSH-në, të cilët më pas kanë kryer edhe inspektimin e zonës”, tha drejtori i policisë.

I pyetur për sasinë e drogës së kapur në këtë operacion, Ermal Muça tha se ende nuk mund të konfirmojë një shifër për arsye se hetimet vazhdojnë. Megjithatë, mediat raportojnë për një sasi prej 3 tonësh të sekuestruar nga policia. /NEWSBOMB.AL

Lexo edhe: 100 forca policie arrestojnë 15 persona në magazinën me 3 ton drogë në Rrëshen

14914900_10154616867913771_805114189_n.jpg

*Foto brenda magazinës

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img