Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

EKSKLUZIVE/ Drejtori i policisë plagos kalimtarin, ikën nga vendngjarja dhe manipulon provat (VIDEO E RE E NJË SUPERSKANDALI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Makina e Lorenc Paganikës sipas raportimit të Newsbomb.al ka pësuar dëmtime nga krahu i pasagjerit. Sakaq, menjëherë reagoi Policia e Shtetit duke pohuar se pas publikimit të lajmit Drejtori i Policisë Gjirokastër për të provuar mos përfshirjen në këtë ngjarje ka kërkuar që automjeti të cilin ka në përdorim t’i nënshtrohet aktit te ekspertimit nga grupi hetimor të kryesuar nga Prokurori.

Por ç’ka ndodhur që drejtori i qetë, një ditë pas aksidentit ka shkuar në polici?

Newsbomb.al mëson se Lorenc Paganika në orën 00:07 fill pas mesnate, ka shkuar dhe ka rregulluar mjetin në Fier duke eleminuar çdo provë që mund ta lidhte me ngjarjen. Në orën 00:07 (kapur qartë në pamjet siç video te Newsbomb.al) është nisur drejt një servisi makinash në Fier me BMW-në e tij të bardhë.

Pasi është siguruar se asgjë s’mund ta implikonte në aksident ka shkuar dhe ka kërkuar që të kryehet ekspertiza e mjetit.

Këto janë pamjet ekskluzive të newsbomb.al që tregojnë momentin kur drejtori shkon të rregullojë makinën.

S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim  reagimin e zyrtarëve  blu dhe të organeve hetimore pas këtyre provave flagrante përmes të cilave SHKB mund të vërtetojë lehtësisht oraret dhe BMW-në e bardhë që duhet thënë, është e vetmja e këtij lloji në Gjirokastër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img