Një lajm për djegien e një automjeti në pronësi të Rigels Rajkut ka qarkulluar me shpejtësi në të gjitha mediet. Sipas tyre bëhej me dije se reperi i njohur ka rënë pre e një sulmi duke i djegur Ferrarin e tij. Madje shkohej deri aty saqë përmendeshin emra se kush e kishte porositur sulmin.
Për këtë Newsbomb.al, kontaktoi njërin prej familjarëve të tij, Ermirin që është edhe menaxher i këngëtarit. Ai tregoi se e gjithë kjo është një histori e sajuar për klikime dhe për t'i dëmtuar imazhin Noizyt që tanimë është më në qendër të vëmendjes së kurrë.
Sipas menaxherit, automjeti i Noizyt është në garazhd së bashku me Lamborghinin. Ai tregoi se në të vërtetë ka pasur një problem me një automjet, ku një shkëndijë elektrike ka krijuar probleme. Por, theksoi se nuk ka lidhje me Rigelsin dhe nuk është në pronësi të tij.
Duke dashur që gjithçka të mbetej sikurse foli për Newsbomb, menaxheri i reperit tregoi se e gjithë kjo gjullurdi mediatike është thjeshtë dhe asgjë tjetër, veçse disinformim.