Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ekskluzive/ Celula e ngjashme me ISIS prej 50 vetash stërviten në Lazarat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9081c02f8ce19485f9aae82080aac3a6

Një celulë ekstremiste prej 50 personash e ngjashme me formacionet e terroristëve të ISIS stërvitet në fshatin Lazarat.

Nga burimet e Newsbomb.al mësohet se rreth 50 persona nga mosha 16 deri në 20 vjeç stërviten në fshatin famëkeq të Lazaratit, në malin Sopot, dhe në duart e tyre kanë armatime të shumta me të cilat kryejnë edhe stërvitje luftarake. Edhe pse është e paraqrtë se kush i drejton, financon dhe trajnon këta të rinj të besimit Islam, me një frymë ekstremiste dhe urrejtje. Dyshohet se celula financohet nga rrjete ekstremiste të jashtme.

Sipas burimeve të Newsbomb.al në dijeni të situatës në Lazarat është edhe vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Dyshohet se personi i cili qëlloi gjatë ditës së sotme mbi efektivët e forcave RENEA ku humbi jetën një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë, është i arrestuari nga policia, 17 vjeçari, Xhulio Malo. I riu është besimtar i Fesë Islame dhe mësohet se agjëronte. Këta persona nuk janë të gjithë nga fshati Lazarat, ata vijnë nga e gjithë Shqipëria edhe pse për ta kanë dijeni të gjithë banorët e Lazaratit.

Shumë prej pesonave që trajnohen në Lazarat janë të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Mendohet se të rinjtë e moshave 16-20 vjeç ushqehen me urrejtje ndaj Forcave të Policisë, çka duket qartë edhe nga postimet e këtyre të rinjve në rrjetet sociale, ku përveç thënieve nga libri i shenjtë “Kur’an”-it, dominojnë edhe postime ekstremiste në mbështetje të ISIS, fotografi me armë dhe luks.

Sipas dëshmisë së 17 vjeçarit në polici, një grup prej 15 personash në Lazarat kanë blerë një sasi të madhe armatimi, ndër të cilat edhe 6 snajper të sofistikuar me të cilët stërviteshin në pyll. Xhulio Malo, i riu i dyshuar se qëlloi mbi policinë, ka thënë se grupi i cili ndodhet brenda në Lazarat është i strukturuar dhe i ndarë në mini-grupe. 

Mbi 400 forca të policisë, RENEA dhe FNSH-së kanë rrethuar fshatin Lazarat dhe kanë identifikuar personat dhe vendndodhjen e tyre. Tashmë forcate e policisë e pajusura me autoblinda dhe helikopterë pritet të ndërhyjnë nga çasti në çast. Grupi i strukturuar i zjarrit është strehuar në Lazarat dhe në malin Sopot.

 

Lexo edhe: 17 vjeçari që qëlloi mbi policinë: Grup i strukturuar në Lazarat, bleu 6 snajper të sofistikuar

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img