
Teksa data 13 janar po afron, lart e poshtë po përfliten emrat se kush prej VIP-ave shqiptarë do i bashkohen shtëpisë së “Vëllait të Madh”, asaj më të famshmes në Shqipëri.
Newsport.al dhe Newsbomb ditë më parë zbuluan ekskluzivisht se ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro do të jetë pjesë e spektaklit më “in” në vendin tonë. Ndërkohë, së fundmi kemi arritur të mësojmë se një tjetër emër i cili do i bashkohet personazheve të njohur brenda asaj shtëpie do të jetë edhe kuzhinieri Alfio Rrotani.
Njerëz pranë Alfios kanë konfirmuar për Neewsbomb se ai do të jetë një nga konkurrentët e Big Brother Vip 3.
Ndërkohë, lart e poshtë prej javësh tashmë po thuhet se pjesë e shtëpisë do të jetë edhe ish-bashkëshortja e Alfios, Fatma Methasani! A janë të vërteta lajmet për hyrjen e saj, apo janë veçse spekulime ngelet për tu zbuluar në vijim.