Hapësire reklamuese

Politikë

EKSKLUZIVE/ Albin Kurti ‘kyçur’ prej më shumë se 1 ore në Kryeministri me Ramën (TAKIMI I ETHSHËM)

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Albin Kurti - Edi Rama

Kreu i Vetëvendosjes, njëherazi kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ndodhet sot në Tiranë për një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Newsbomb.al mëson se prej orës 18:20 të mbrëmjes së sotme, Kurti e Rama po zhvillojnë një takim “kokë më kokë” në Kryeministri.

Takimi, i thanë burimet newsbomb.al nuk është thjesht formal por ka në qendër biseda të ethshme dhe intensive, kjo është dhe arsyeja që po zgjat prej më shumë se një ore.

Dy kryeministrat shqiptarë, besohet se në qendër të bisedës së tyre kanë përplasjet e fundit për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi si dhe minishengenin Ballkanik.

Kujtojmë se së fundmi marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës janë ftohur ndjeshëm pikërisht për shkak të qendrimeve të ndryshme edhe sa i takon taksës me Serbinë apo edhe hapjen e Vetëvendosjes në Shqipëri.

Newsbomb.al do t’ju mbajë të informuar në vazhdim për detaje të tjera nga takimi që po zhvillohet pas ftesës që Abin Kurti i bëri Kryeministrit Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu