EKSKLUZIVE/ Ahmetaj i RRËZON Xhafajt VETING-un në POLICI: S’kemi lekë të parashikuara! Nuk mbështetet në KUSHTETUTË (SI DO I MERRNI TË DHËNAT FINANCIARE, JANË KONFIDENCIALE-ARGUMETAT E PLOTA)

Publikuar tek: politike, më 19:41 01-02-2018 EKSKLUZIVE/ Ahmetaj i RRËZON Xhafajt VETING-un në POLICI: S’kemi lekë të parashikuara! Nuk mbështetet në KUSHTETUTË (SI DO I MERRNI TË DHËNAT FINANCIARE, JANË KONFIDENCIALE-ARGUMETAT E PLOTA)

Projektligji i vetingut në policinë e shtetit po has kundërshtimin e ministrive të tjera të qeverisë, për tu miratuar. Newsbomb.al disponon ekskluzivisht kthimin e përgjigjes së ministrit të Financave Arben Ahmetaj për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Gjykojmë se një kujdes i shtuar në raport me të drejtat kushtetuese dhe ligjore gjatë procesit të propozuar nëpërmjet këtij projektakti është i nevojshëm, përsa kohë që konstatojmë se, modeli i këtij projektligji referon tek procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë, por me ndryshimin thelbësor që, ndërsa vetingu në gjyqësor është i fiksuar dhe i mbështetur në Kushtetutë, vetingu i strukturave të sipërcituara, nuk ka një referencë të tillë. Nga pikëpamja kushtetuese rezulton e paargumentuar se në cfarë normed he kriteresh organet e propozura nëpërmjet këtij projektligji do të kërkojnë, administrojnë dhe do të marrin vendime për të dhëna që lidhen me të drejtat kushtetuese të individëve (psh ai i të dhënave financiare) të mbrojtura nga kushtetuta dhe aktet e tjera ndërkombëtare” thuhet në kthimin e përjgiigjes së Ministrisë së Financave.

Ndërkohë ministria sheh me shqetësim edhe krijimin e strukturave të reja për zbatimin e këtij projektligji dhe kostot financare që duhen për të.

“Evidentohet ngritja e një numri të konsiderueshëm organesh vlerësuese mungesa e efikasitetit të mekanizmave ekzistues të kontrollit, si një nga argumentet e ndërmarrjes dhe propozimit të kësaj nisme, por mungon një analizë që do të vlerësojë nëse përforcimi/përmirësimi I këtyre mekanizmave ekzistues, mund të realizohet kryesisht nëpërmjet amendimit të ligjit “Për shërbimin për cështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme”…, raporton newsbomb.al.

“Evidentohet ngritja e disa organeve vlerësuese për të cilat kërkohet minimalisht një staf i konsiderueshëm prej 400 punonjësish, por nuk del qartë nëse ky personel është organic apo i përkohshëm. Nisur nga përcaktimi i bërë mbi pagën e kryetarit të Komisionit merr një shtesë mbi pagë në masën 120 përqind të pages së tij, gjykojmë se personeli I organeve vlerësuese nuk është organic. Për rrjedhojë, ky personel do të marrë dy paga njëkohësisht, një pagë bruto për funksionin organic që ai kryen dhe një pagë tjetër për pjesmarrje në këto komisione pagë e cila tejkalon pagën bruto të funksionit” thuhet  në kthimin e përgjigjes, raporton newsbomb.al.

Ministria e Financave thotë se nuk është dakord pasi sipas saj paga bruto përbëhet nga disa element që ndryshojnë, pavarësisht funksionit apo gradës së njëjtë policore. “Paga bruto mujore është individuale dhe nuk duhet të përdoret në asnjë rast si referencë për përllogarjen e pagës së një individi apo funksioni tjetër” thuhet në kthimin e përgjigjes, raporton newsbomb.al.

Sipas financave, këto shtesa page sjellin rritjen e ndjeshme të pagës së një komisioneri, pagë e cila “do të rezultojë pothuaj sa paga e komisionerëve të institucioneve të vetingut në sistemin e drejtësisë”. “Më konkretisht, paga e gradës policore “Drejtues I parë” është 103.000 lekë në muaj dhe paga bruto e tij shkon deri në 143.000 lekë/muaj, shtesa e pagës si kryetar komisioni është 120 përqind është 171.600 lekë/muaj dhe në total paga e tij shkon 314.000 lekë/muaj” bëjnë llogari ekspertët e financave.

“Evidentohet se kostot financiare prej 365 milionë lekësh përfshijnë vetëm shpenzimet për pagesën e komisionerëve të propozuara. Në mungesë të një informacioni të detajuar për mënyrë e përllogaritjes së këtyre kostove rezulton që kosto mujore për anëtar komisioni është shumë e ndryshme e për rrjedhojë nuk të lejon të besh një vlerësim të saktë të kostove totale. Më konkretisht në Komisionin e Jashtëm kosto muore e pagës së një anëtari është 190 mijë lekë, në KQZ është 59 mijë lekë dhe në komisionin vendor shkon 72 mijë lekë” thuhet nga ministria e Financave.

Evidentohet gjithashtu fakti se nuk janë marrë parasysh shpenzime të tjera të infrastrukturës dhe logjistikës. Ndërkohë që ka edhe kosto të shtuara financare edhe për punonjësit e drejtorisë së Parandalimit të pastrimit të parave apo Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të klasifikuar.

Ka edhe një ankesë sipas Financave. “Ndryshe nga ligji për vetingun në sistemin gjyqësor, koha për realizimin e të cilit është 9 vjet, vetingu I propozuar nëpërmjet këtij projektligji, mbetet evaziv lidhur me shtrirjen kohore dhe për rrjedhojë edhe për kostot financiare”.

Ahmetaj argumenton se kostot financiare për këtë projektliigj nuk janë evidentuar në PBA 2018-2020. “Për këtë duam për të gjitha një informaicon të detajuar” mbyll argumentin ministri i Financave, Arben Ahmetaj, raporton newsbomb.al.

Ligji është propozuar nga Ministri i brendshëm dhe do të prekë strukturat e Policise se Shtetit, te Gardes se Republikes dhe SHKÇB-së.

27659016_10156931135158765_984382007_n.jpg

27661271_10156931135543765_1462236521_n.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01255989074707
array(1) { ["section"]=> string(192) "ekskluzive-ahmetaj-i-rrezon-xhafajt-veting-un-ne-polici-s-kemi-leke-te-parashikuara-nuk-mbeshtetet-ne-kushtetute-si-do-i-merrni-te-dhenat-financiare-jane-konfidenciale-argumetat-e-plota-108769" }