Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

EKSKLUZIVE/Ahmet Premçi i hetimit tatimor letër Edi Ramës: Iki nga tatimet, s’mund të jem përgjegjës për abuzimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

70ebd98fde0e619bc12bdff32fe1f5fb

Ahmet Premçi, drejtor i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor, i ka dhënë dorëheqjen dje kryeministrit Edi Rama dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj. 

Burime nga tatimet, thanë për newsbomb.al se drejtori i hetimit tatimor, në një letër të gjatë drejtuar drejtoreshës Shehaj dhe kryeministrit Rama ka sqaruar arsyet se pse ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ai ka justifikuar faktin se në mënyrë të përsëritur ka kërkuar marrjen e masave brenda drejtorisë së tatimeve për mosrealizimin e planeve dhe orientimin e kontrollit hetimor te tatimet, duke mos gjetur në fakt asnjëherë bashkëpunim.

Ndërkohë që në letrën drejtuar kryeministrit, ai ka justifikuar veprimin e tij të dorëheqjes, duke i thënë se nuk do të donte që nesër, kur letrat të hapen një ditë, të jetë pjesë e asaj që ka ndodhur brenda drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.

Dorëheqja e Ahmet Premçit, si drejtor i përgjithshëm i Hetimit tatimor në tatime, është e para e një zyrtari të lartë që largohet për shkak të asaj që e konsideron abuzime brenda sistemit tatimor.

Deri tani, nuk ka pasur ndonjë reagim nga kryeministri, ndërkohë që pritet që zyrtarizimi i dorëheqjes të bëhet shumë shpejt. 

Lexo edhe: Flet Ahmet Premçi: Dorëheqjen ia kam dorëzuar Shehajt, nuk bëj komente

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img