Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

“Ekonomia u rrit me 5.5%”, Banka e Shqipërisë merr VENDIMIN: Norma e interesit mbetet e pandryshuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit edhe për këtë tremujor.

Këshilli Mbikqyrës i BSH ka vendosur “të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%; të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, përkatësisht në 0.1% dhe 0.9%”.

Guvernatori Sejko u shpreh se në këtë tremujor inflacioni bazë ishte i qëndrueshëm, ndërsa shtoi se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.7%.

Gent Sejko: Këshilli Mbikqyrës vlerësoi se politika monetare është e qendrueshme. Inflacioni mesatar i 3-mujorit 2 u rrit me 1.8%, por mbetet nën objektiv. Kjo rritje pasqyrohet te inflacioni i karburanteve dhe artikujve ushqimorë. Situata ekonomike ka ardhur drejt përmirësimit. Ecuria e inflaksionit gjatë muajve të fundit ka pasur luhajte të vahzdueshme. Politika monetare mbetet e qendrueshme. Ekonomia u rrit me 5.5% gjatë 3 mujorit të parë duke tejkaluar pritshmëritë tona. U rrit shpejt prodhimi i energjisë elektrike. Megjithatë pasojat e pandemisë vazhdojnë të jenë prezente. Niveli i punësimit vijon të mbetet poshtë pritshmërive. Edhe rritja e pagave mbetet e zbehtë si proces. Rritja ekonomike bëri që të rritej dhe konsumi apo investimet. Defiçiti buxhetor mbeti 3.4% e GDP-së. Kjo ecuri shënoi rritjen më të shpejtë të shpenzimve në raport me të ardhurat. Presim rikthimin e vëmendjes së qeverisë në financat publike. Këshilli mbikqyrës do mbajë të pandryshuar normat e interesit. Këshilli mmbikqyrës gjykon se rikuperimi ekonomik kërkojnë stimulimin e politikës monetare. Kredia për sektorin privat shënoi rritje mesatare. Në tërësi ecuria e inflacionit ka qenë subjekt i i luhatjeve të shpeshta e të papritura të faktorëve të ofertës. Nga ana tjetër, faktorët me ndikim afatmesëm të inflacionit shfaqen të qëndrueshme. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img