Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Ekonomia po përballet me tre probleme kryesore’, Malaj: Të shtyhen detyrimet që duhen shlyer nga qytetarët

Shkruar nga Newsbomb
Arben Malaj

Në një lidhje telefonike me News 24, ish-ministri i Financave, Arben Malaj deklaroi se qeveria duhet të ndërmarrë tani masa konkrete për të ndihmuar ekonominë, pas përhapjes së koronavirusit.

Malaj tha se ekonomia shqiptare po përballet me tre probleme kryesore, dhe ka bërë thirrje që të shtyhen të gjitha detyrimet që kanë për të shlyrë qytetarët.

“Ekonomia shqiptare është prekur tashmë dhe këtë e tregon fakti që duhet të rrimë të mbyllur. Përballemi me tre probleme kryesore, financimi për sektorin e shëndetësisë, gjë që bëhet me buxhetin që qeveria ka dhe në një moment tjetër mund të rishikohet buxheti. E dyta, nëse është humane që të shpëtojmë sa më shumë njerëz, nga ana tjetër nuk duhet të lëmë njerëz të vuajnë për bukën e gojës. Duhet bërë maksimumi nga pikëpamja njerëzore, e treta, sa do të preket ekonomia? FMN e tha qartë që do të preket, por sa më shumë zgjat kjo situatë aq më shumë do të preket ekonomia. Do të duhet bashkëpunim i BSH me MF por edhe me përfaqësuesit e biznesit për të përcaktuar masat konkrete. Jemi në kohë për të marrë masa, palët duhet të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë. Ka propozime për falje detyrimesh, por deri ku? Duhen shtyrë në kohë detyrimet që duhen shlyer nga qytetarët, kostot e kësaj krize duhen shtyrë në kosto afatmesme. Ka vende që japin kredi pa interes, e rëndësishme është të krijohet besimi që palët po mundohen të gjejnë zgjidhjen më të mirë. S’ka nevojë për zgjidhje emocionale, por për zgjidhje optimale”.

Malaj tha se aktualisht më të goditur janë bizneset fasone dhe ato që kanë natyrë prodhimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.