Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekonomia e drogës po i bën ballë inflacionit, Financial Times merr si shembull Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Ekonomia e drogës po i bën ballë inflacionit, Financial Times

“Dëshironi t’i bëni ballë inflacionit? Provoni drogën”, kështu nis artikulli i gazetës së njohur Financial Times ku thuhet se normat e larta të inflacionit që kanë prekur Europën nuk po ndikojnë në çmimin e drogës.

Sipas një analize të kryer nga Teodora Groshkova, e Qendrës Europiane për Monitorimin dhe Varësinë nga droga, çmimi i substancave ilegale në rrugë mbetet i qëndrueshëm.

Ekspertja thotë se droga që shitet në Europë po i mbijeton edhe të ashtuquajturit “skimpflacion”, ku furnitorët ulin ndjeshëm cilësinë e çdo produkti duke përfituar në çmim.

“Deri tani fuqia e produkteve të kanabisit dhe pastërtia e drogërave të tjera të paligjshme po rritet apo mbetet përgjithësisht e njëjtë”, shprehet ajo.

Ndonëse nuk është e qartë se si organizatat kriminale deri tani kanë arritur ta shmangin presionin e inflacionit, sipas Groshkovës, përgjigja mund të fshihet te mafia shqiptare.

Zinxhirët e furnizimit janë bërë shumë efikase ndërsa bandat janë profesionalizuar.

“Integrimi horizontal mund të jetë gjithashtu një faktor. Një analizë nga agjencia e BE-së për drogën dhe Europol përshkruan se si një bandë shqiptarësh ndërmori së fundmi hapin e pazakontë për të kryer si kontrollin e importit dhe shpërndarjen e kokainës. Normalisht, importuesit punojnë veçmas nga tregtarët me shumicë dhe tregtarët e rrugës”, thuhet në artikullin e FT.

“Duke përdorur mjete të sofistikuara komunikimi të koduara, drejtuesi i organizatës, me qendër në Ekuador, negociuan drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikës së Jugut, organizuan dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Evropës dhe, me ndihmën e bashkëpunëtorëve me bazë në Itali, Holandë dhe Shqipëri, gjithashtu organizuan shpërndarjen për konsumatorët në të gjithë Evropën. Kokaina u kontrabandua përtej kufijve evropianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehura. Kriminelët pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem alternativ nëntokësor të remitancave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch'ien, i ngjashëm me sistemin e transferimit haëala”, thuhet në raport.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.