Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ka vënë theksin te mikrokreditë, të cilat u kthyen një problem madhor për qytetarët, edhe pse fillimisht supozohej t’iu jepte zgjidhje.
Vetëm pak muaj më parë aktiviteti i kompanisë "Micro Credit Albania" u pezullua me një vendim të Bankës së Shqipërisë, pas skandalit me ankandet fiktive të pronave dhe kreditë e këqija. “Micro Credit Albania” i është ndaluar dhe ristrukturimi i borxheve korrente dhe i lejohet vetëm shitja e portofolit të kredive të blera më parë të shoqëritë e tjera të borxhit.
Gjatë fjalës së tij, Sekjo tha se të gjithë subjektet financiare që japin mikro-kredi u janë nënshtruar të gjitha kontrolleve të Banka e Shqipërisë. Po ashtu ai deklaroi se për shkak të inspektimeve të bëra nga BSH, normat e interesit janë ulur me 3 herë.
Ai tha se ata që kanë probleme me MCA, duhet t'i drejtohen gjykatës dhe po ashtu të paguajnë detyrimet që kanë. Përsa i përket ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, Sejko deklaroi që janë marrë masa që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.
“Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.
Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi,” tha Sejko në Komision.
Ndërsa përsa i përket kredive të këqija, Sejko tha se po bashkëpunojnë edhe me Ministrinë e Ekonomisë për të adresuar këtë problem.
“Lidhur me kreditë e këqija që ndiqen nga këto kompani dhe po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë për të ndërtuar një grup pune, për të adresuar këto probleme. Pak vitë më parë kjo çështje ka qenë alarmante, deërisa u kthye në një problem i sigurisë kombëtare. Pasi niveli i kredive në 25 përqind të pakthyera, mund të krijonte, atë që ndodhi me krizën greke.
Por ne i tejkaluam ato me shumë sukses. Plani i fshirjes së kredive me probleme nxorri nga bankat një numër klientësh. Në totalin e këtij 25 përqindshi, një numër i madh ka qenë në një numër klientësh korporatash. Këta klientë nuk u shitën te këta portofole. Kalimi i klientëve në këto protofole është shumë i rëndësishëm, prandaj duhet ta rregullojmë këtë aktivitet,” tha Sejko.