Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Si u përfshi FMN në një fushatë mediatike në mbrojtje të Bankës së Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Si u përfshi FMN në një fushatë mediatike në mbrojtje
Revista Newsbomb.al

Nga Ola Xama

Nëse ka një autoritet që besohet nga shqiptarët dhe fjalët e tij e janë të pakontestueshme, patjetër që ka të bëjë me një institucion të huaj, që nuk është shqiptar e që zakonisht e besojmë më shumë se veten.

Kjo ka ndodhur rëndom në historinë e Shqipërisë, e cila me kompleksitetin e një vendi të pushtuar në gjysëmn e një mijëvjeçari, apo të drejtuar dhe mbështetur nga fuqi të mëdha, ka krijuar një shoqëri që ngre mite. Nëse në periudhën e komunizmit çdo gjë që vinte nga jashtë shihej si më e mirë, më cilësore, në vitet e para të demokracisë lindi miti i perëndimit.

Pak a shumë të gjithë besonin se të huajt e donin Shqipërinë, u vinte keq për një vend me të shkuar të izoluar dhe se e gjithë politika e diplomacia e jashtme mbështetej te interesat e qytetarëve shqiptarë. Nëse fjalën e thotë një ambasador, nëse një vendim kundërshtohet nga institucionet ndërkombëtare, atëherë patjetër që aty ka diçka, e nëse një nisëm ka mbështetejen e tyre, bie çdo alibi se diçka abuzive mund të ndodhë rrugës.

Dhe vepra të dështuara të institucioneve të huaja në Shqipëri kanë rekorde në letra dhe objekte. Mjafton të kujtojmë rastin e reagimit të vonuar të Fondit Monetar Ndërkombëtar për skemat piramidale, apo historinë e dështimit të një vepre me vlerë 110 milion dollarë siç është Termocentrali i Vlorës nga Banka Botërore, që të kuptojmë se kudo ka interesa, të huaja ose shqiptare, shqiptaro- të huaja apo përziere të favoreve të përfitimeve publike me ato personale.

Të gjitha këto fjalë që shkruajta më lart mu kujtuan, kur mëngjesin e 7 qershorit lexova një lajm që dominonte çdo media, website, televizion e madje dhe radio, “FMN: E domosdoshme të ruhet pavarësia e Bankës së Shqipërisë!”

Pyetja që më lindi natyrshëm ishte se kush nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në Washington kishte lexuar, studiuar dhe analizuar se çfarë ka ndodhur me skemat e mashtrimit me mikrokreditë në Shqipëri?!  Qëndrimin për të mos cënuar pavarësinë e kishte mbajtur vetë drejtorja e Departamentit të Komunikimit të FMN në Washington, Julie Kozack!

Në konferencën për shtyp, znj.Kozack kishte dhënë deklartaën rutinë të angazhimeve dhe takimeve që do të bënin krerët e kësaj organizate dhe më pas pranonte të merrte dhe pyetjet për gazetarët. Julie Kozack iu përgjigj interesit të dhjetra gazetarëve nga e gjithë bota për zhvillimet në Samitin e Pulias së Liderve të vendeve të G7-ës, Forumit në Shangai të Kinës, politikës monetare të Departamentit të Thesarit, asaj të Bankës Qëndrore Europiane, krizës në Ukrainë- një kryefjalë për shumë shtete të botës dhe që ka dhënë efekte domino në Europë dhe botë, interesit nëse Fondi do të përfshihej në një program në Ukrainë dhe mundësisë nëse FMN do të ristrukturonte borxhin në Sri Lanka.

E gjithë natyra e pyetjeve lidhje me rolin që ky institucion i rëndësishëm ka përmes programeve të saj në shtete të ndryshme të globit apo në politikat ekonomike botërore. E vetmja pyetje që lidhej me zhvillime lokale ishte ajo nga Shqipëria. 

“Po shoh që kam një pyetje online dhe do ta pranoj, sepse vjen nga një vend që nuk e diskutojmë shpesh, që është Shqipëria. Na pyesin nëse mund të komentojmë mbi hetimet e nisura për mbrojten e konsumatorit nga disa abuzues me skemat www.newsbomb.al | 21EKONOMI e menaxhimit të borxheve të këqija në Shqipëri, parë në dritën që Banka e Shqipërisë i ka ndërmarrë aktet rregullatore në përputhje me këshillimin e FMN-së? Shumë prej jush e dinë që ne nuk mund të komentojmë një hetim ligjor që është në zhvillim e sipër. Megjithatë, duam vetëm të sqarojmë një element specifik.

Është një çështje e njohur publikisht që analizat në kuadër të programit të mbështetur nga FMN në vitet 2015 dhe 2016 identifikuan nivele të larta të kredive me probleme, si një element cenueshmërie për sektorin bankar. Në këtë kontekst, FMN miratoi planin e veprimit të autoriteteve shqiptare të vitit 2015 për të reduktuar kreditë me probleme. Ky plan, mes të tjerash, i dha Bankës së Shqipërisë mandatin e licencimit dhe mbikëqyrjes së shoqërive të menaxhimit të kredive me probleme, duke pasur parasysh ndërlidhjen e tyre me sistemin bankar. Gjithashtu, duam të shtojmë se ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është një faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar.” përfundoi znj. Kozack.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetekatër të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg sot (27 Qershor) dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese