Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Si po “e mbyllin” skandalin e mikrokredive

Shkruar nga Newsbomb
Si po “e mbyllin” skandalin e mikrokredive
Revista Newsbomb

Nga Ola Xama

Nëse Pal Trashaj, një intelektual 63 vjeçar nga Lezha që kishte rënë pre e mashtrimit të mikrokredive nuk do të kishte flijuar veten në emër të denoncimit të këtyre skemave mashtruese, ndoshta asnjë institucion nuk do ishte shkundur për të kuptuar sesi afro 100 mijë shqiptarë ishin gënjyer nga institucionet financiare që po u merrnin edhe jetën njerëzve.

Pali kreu aktin e vetëflijimit në dyert e prokurorisë së posaçme SPAK paraditen e 3 korrikut 2024 dhe kjo “ngarkoi me përgjegjësi morale” prokurorët e këtij organi të lartë hetimor, të futeshin me kokë për të parë se kush e kishte përgjegjësinë. Humbja e jetës së Palit nuk është e para. Dhe siç rezulton nuk është as e fundit. Viktima e dytë e skemave mashtruese ishte edhe një prej organizatorëve, apo drejtuesve të këtyre skemave, Olsi Ibro vetëm dy javë pas vetëvrasjes së parë, duke u hedhur nga taraca e një pallati në ndërtim.

Nuk dihet nëse kjo “hemoragji” vetëvrasjesh do të përfundojë kaq shpejt pa pasur një zgjidhje të problemit të mashtrimit me miliona euro. Sepse askush nuk do ta kishte menduar rrjedhën dhe efektet që do të merrte skema e mashtrimit me kreditë, ku një rrjet institucionesh financiare në bashkëpunim me 3 a 4 përmbarues, u kthyen në makth për vite me radhë për mijra familjeve shqiptare. Rastësia në këtë mes eleminohet, po të mendohet se shkeljet dhe abuzimet me qytetarët debitorë nisën që në fillim, por ajo që i mund t’i lihet rastësisë është efekti që prodhoi shumë vite më pas, atëherë kur askujt nuk ia merrte mendja dhe kur të gjitha institucionet përgjegjëse ishin në dijeni: Banka e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Posaçme.

Në maj të këtij viti Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër arreste ndaj 9 personave të përfshirë në skemën e abuzimit me mikrokreditë, në qendër të së cilave gjenden institucionet financiare Micro Credit Albania dhe Final, zyra ligjore ADCA dhe disa shërbime përmbarimore. Disa javë më vonë, hetuesit sekuestruan materialet në zyrat e kompanive MCA dhe Final.

Dosjet voluminoze qëndrojnë tashmë në duart e drejtësisë, të copëzuara në hetime të ndryshme, ku të paktën katër po hetohen nga Prokuroria e Tiranës dhe një tjetër hetim lidhur me përgjegjësitë e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë po zhvillohet nga SPAK. Sekuestrimi i kompanive MCA dhe Final dhe marrja nën administrim nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuarat e rënfa për kryemadhin duket se nuk ka zgjidhur malin me ankesa dhe padrejtësi që është shkaktuar për mijëra qytetarë në gati një dekadë. Qindra llogari bankare dhe prona vijojnë të jenë nën sekuestro nga përmbaruesit, ku një pjesë e tyre nuk kanë dorëzuar dosjet pranë Ministrisë së Drejtësisë e disa ende nuk janë zëvendësuar nga Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 38-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg, datë 20 tetor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese