Hapësire reklamuese


Ekonomi

"Shqipëria, ekonomi e qëndrueshme", Moody’s rrit pozitivisht vlerësimin nga 'B1' në 'Ba3'! Ndikuan reformat dhe procesi i anëtarësimit në BE

Shkruar nga Newsbomb
"Shqipëria, ekonomi e qëndrueshme", Moody’s rrit
Moody's, Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit 'Moody’s' ka rritur vlerësimin për Shqipërinë, duke e konfirmuar si një ekonomi të qëndrueshme.

Sipas raportit të publikaur më 8 prill 2025, agjensia ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3 – e qëndrueshme” nga “B1 – pozitive”, duke theksuar përmirësim e profilit të kreditit të vendit si rezultat i forcimit të vazhdueshëm të kapaciteteve ekonomike dhe fiskale.

Siç theksohet në raport, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë gjatë goditjeve të mëdha: tërmeti, pandemia dhe kriza energjitike europiane. 

“Ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë gjatë tri goditjeve të mëdha në periudhën 2019-2023, siç ishte tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike evropiane, duke siguruar një perspektivë të qëndrueshme afatmesme. Agjencia, në këtë kuadër parashikon që rritja e PBB-së të mbetet e fortë me 3.8% në vitin 2025 dhe 3.4% në vitin 2026”, theksohet në raport.

Moody’s parashikon një rritje të qëndrueshme ekonomike në periudhën afatmesme, të nxitur nga financimet e Bashkimit Evropian dhe zbatimi i reformave përkatëse. Investimet e huaja direkte, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe energjisë, pritet të luajnë një rol kyç, ndërsa transformimet sektoriale synojnë të nxisin produktivitetin.

Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u ul në 57.5% në vitin 2023 dhe pritet të ulet me rreth 4%, në 53.7% deri në vitin 2026, i mbështetur nga rritja e fortë ekonomike dhe balanca fiskale primare. Ky përmirësim është mbështetur nga reformat fiskale, si Strategjia Afatmesme e të Ardhurave dhe nga menaxhimi më i mirë i investimeve publike.

Ndër të tjera, ‘Moody’s’ thekson se “përmes respektimit të rregullave fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, synohet mbajtja e një balanci primare i balancuar, si dhe ulja e raportit të borxhit të përgjithshëm qeveritar ndaj PBB-së, çdo vit derisa të arrijë në nivelin 45%”.

Për më tepër, 'Moody’s' vlerëson gjithashtu se financimet nga BE-ja dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit në BE do të kontribuojnë pozitivisht në profilin e kreditit të Shqipërisë.

“Profili i kreditit të Shqipërisë do të vazhdojë të përfitojë nga financimi i BE-së dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit. Reformat, veçanërisht ato në fushë e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe llogaridhënies, ka të ngjarë të forcohet me avancimin e bisedimeve drejt procesit të anëtarësimit në BE”, thekson raporti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese