
Rritja ekonomike në vend ka mbetur solide. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Sejko foli edhe për pagat në sektorin privat, duke thënë se janë rritur me 9.3 për qind, ndërsa sa i përket papunësisë, ai theksoi se ka zbritur me 8.3 për qind. Këto shifra sipas tij tregojnë një përmirësim të ndjeshëm në tregun e punës.
Rritja e punësimit dhe pagave mund të çojë në një rritje të çmimeve të konsumit, duke sjellë mundësi për inflacion të kontrolluar.
Një tjetër element i rëndësishëm për ekonominë është stabiliteti i kursit të këmbimit, i cili ka treguar qëndrueshmëri të lartë.
Për më tepër, Sejko parashikoi se inflacioni do të kthehet në objektivin e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2025, duke treguar një tendencë pozitive për ekonominë e vendit.
"Rritja ekonomike ka mbetur solide. Pagat në sektorin privat janë rritur me 9.3 përqind. Papunësia ka zbritur në 8.3 përqind. Rritja e punësimit dhe pagave mund të përkthehet në rritje të çmimit të konsumit.
Tregjet financiare kanë qenë të qeta, ata karakterizohen nga veprime të ulëta rreziku. Kredia për sektorin privat është rritur ndjeshëm.
Kreditë me probleme janë tepër të ulëta. Kursi i këmbimit ka qëndrueshmëri të lartë. Inflacioni pritet të kthehet pranë objektivit gjatë 2025."-tha Sejko.