Hapësire reklamuese

Ekonomi

OpenDataAlbania ka nevojë për ndihmë dhe fonde, vështirësi në financimin e projekteve antikorrupsion

Shkruar nga Newsbomb

OpenDataAlbania ka nevojë për ndihmë dhe fonde,

Open Data Albania, një databazë profesionale që bën transparente dhe lehtësisht të gjendshme informacionet mbi tenderat dhe kontratat publike, në interes të qytetarëve dhe mediave, rrezikon të mbyllet. Drejtuesit kërkojnë ndihmë dhe fonde për të vazhduar punën me projektet antikorrupsion.  

Databaza Transaksione Thesari është një nga Instrumentet më të Rëndësishme për Transparencë, Mirëqeverisje dhe Antikorrupsion. Përmes Open Spending Albania, qytetarët kuptojnë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve.

OpenSpending zbardh dhe bën të aksesueshme çdo pagesë nga Institucionet Buxhetore drejt klientëve nga 2012 e në vijim.

Gazetarët dhe Aktivistët më të guximshëm në vend përdorin të dhënat e Thesarit për të denoncuar raste korrupsioni, klientelizmi dhe konflikti Interesi. Institucioni i Auditit Suprem gjithashtu përdor databazën për të hartuar planet e vlerësim riskut dhe auditimit.

Prej muajit shkurt AIS, është në vështirësi për fonde për mirëmbajtjen, përditësimin, zhvillimin dhe hapësirën server për Transaksione Thesari. AIS zotëruese e Open Spending Albania konstaton se mungojnë thirrjet për projekte Antikorrupsion, dhe kërkon ndihmën e donatorëve të mundshëm për mbështetje financiare dhe mundësi aplikimi.

Spending Data Albania është instrument i krijuar nga një ekip programues, ekonomistë dhe aktivistë antikorrupsion pranë AIS/OpenDataAlbania. Platforma mirëpret ndihmën tuaj me donacione sipas rregullores, shpërndarje të kërkesës dhe mundësi bashkëpunimi në [email protected].

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese