Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

"Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës", OSHEE: Çdo lëvizje është abuzive

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike
Furrë buke/ Foto ilustruese

Autoritetit i Konkurrencës njoftoi të premten se ka vendosur nën monitorim tregtimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës, pas hyrjes në fuqi të vendimit nr. 72 datë 15.04.2024 të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Ishte Revista Monitor e cila njoftoi se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike të furrave të bukës duke filluar nga 1 nëntori.

Por rezulton se ky lajm nuk është i saktë dhe se ka qenë një keqkuptim nga ana e subjekteve në lidhje me interpretimin mbi zbatimin e tarifës në PIK.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës.  Skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet.

OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë

Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është:

Për periudhën 1 Nëntor – 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00

Për periudhën 1 Prill – 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.

Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm.  Sqarojmë se deri në prill 2024 për kategoritë II dhe III çmimi ka qenë 14l/kËh pra më i lartë se sa tarifat aktuale të miratuara nga ERE.

Çmimi për furrat e bukës nuk është rritur, ai subvencionohet nga shteti.

Gjithashtu OSHEE ka sqaruar se çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës dhe kategoritë e bizneseve që prodhojnë produkte buke është i subvencionuar nga ana e shtetit. Ky çmim nuk reflekton asnjë kosto të energjisë dhe qeveria e subvencionon si një masë sociale për popullsinë.

Bashkëpunimi shumë i ngushtë me grupet e interesit, si Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumrave, ka sjellë një tarifim më të drejtë të subjekteve dhe mbështetjen e një konkurrence të ndershme ndërmjet kategorive të ndryshme të furrave bukës. Pra çmimi i energjisë në orarin e pikut nuk po zbatohet tani, por ka filluar të zbatohet qe në vitin 2016.

Në muajin prill, Enti i Entit Rregullator të Energjisë miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për klientët furra buke dhe prodhim mielli që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU).

Për secilën kategori, është miratuar edhe çmimi i energjisë aktive në orar piku, që për periudhën 1 nëntor – 31 mars është 18:00-22:00, ndërsa për periudhën 1 prill – 31 tetor është 19:00-23:00.

Sipas vendimit të Bordit të ERE, për kategorinë e parë ku përfshihen furrë buke dhe prodhim mielli, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kËh, ndërsa çmim në orar pik është 8.74 lekë për kËh.

Për kategorinë e dytë ku përfshihen subjektet furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kËh, ndërsa çmimi në orar pik është 10.93 lekë/kËh.

Për kategorinë e tretë ku përfshihen subjektet furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim kafe (ekspres), çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kËh, ndërsa çmimi në orar pik është 13.80 lekë/kËh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese