Qeveria Shqiptare ka vendosur të ndryshojë Buxhetin në ditët e fundit të vitit 2024, duke miratuar shpërblime për familjet në nevojë, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Një bonus të dytë, do të ketë edhe për pensionistët.
Konkretisht, sipas vendimit zyrtar do të ketë një shpërndarje të tillë të të ardhurave:
- 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël, në formën e bonusit prej 15,000 lekësh për të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.
Pra, 150 mijë lekë të vjetra ose 150 euro për të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.
Gjithashtu, Qeveria Shqiptare do të japë dhe bonusin e Pranverës për pensionistët duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të të moshuarve, në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh.
- Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.
Pra, të gjithë ata pensionist që kanë një pension mujor më të vogël se 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin një bonus në pranverë në vlerën e 100 mijë lekëve të vjetra ose 100 euro.
Ndërkohë, të gjithë ata pensionist që marrin një pension mujoj më të lartë se 200 mijë lekë, do të përfitojnë bonus në vlerën e 50 mijë lekëve të vjetra ose 50 euro.