Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Mali i Zi në pararojë, hap tenderin për të dizajnuar rrugën e re që e çon drejt Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Mali i Zi në pararojë, hap tenderin për të dizajnuar
Foto ilustruese

Monteput, kompania shtetërore malazeze e rrjeteve lidhëse rrugore ka hapur një tender në vlerën 80 mijë euro për të dizajnuar rrugën e re prej 23 kilometrash që duhet të lidhë kryeqytetin Podgoricën e që do të kalojë nga qyteti i Tuzit drejt kufirit me Shqipërinë.

Tenderi u hap ditën e mërkurë për një dizajn konceptual se ku duhet të kalojë kjo rrugë.

Qëllimi është të eksplorohen të gjitha detajet dhe opsionet për të gjetur rrugën më të mirë për të ndërtuar një expressway nga Smokovac drejt kufirit të Bozaj, tha qeveria malazeze në një njoftim përveç asaj të autoritetit rrugor.

Kjo rrugë do të ndihmojë shumë transportet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë ashtu sikurse pretendohet të përmirësojë lidhjet me rrjetin rrugor të Bar-Boljare që lidh bregdetin adriatik të Malit të Zi me kufirin serb gjithashtu.

Mali i Zi në pararojë, hap tenderin për të dizajnuar
Harta e planifikuar per rrugen e re

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese