Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Konsumatori në det të hapur

Shkruar nga Newsbomb
Konsumatori në det të hapur
Revista Newsbomb

Nga Ola Xama

Që prej nisjes së pandemisë dhe deri në fund të vitit 2024, aktiviteti i shërbimeve financiare dhe sigurimit ka prodhuar një rritje të qëndrueshme duke mbetur një nga sektorët me performancën më të mirë në ekonomi. Në vitin 2021 shërbimet financiare u rritën me 21%, 7.5% gjatë 2022 dhe mesatarisht me 5.5% në dy vitet e fundit.

Industria financiare është bërë një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare sa i takon kontributit në prodhimin kombëtar, por dhe rolit që ka në ekonomi përmes kreditimit dhe ndërmjetësimit të pagesave si brenda dhe jashtë vendit. Vitin e shkuar, investimet e huaja direkte për shërbimet financiare kapën vlerën 287 milion euro, duke zënë 18% të totalit të investimeve të huaja. Bankat mbyllën një nga vitet më të suksesshme sa i takon fitimit, duke vendosur një rekord të ri me 373 milion euro fitime, ndërsa tregu i sigurimeve shënoi një total primesh me vlerë 250 milion euro nga 23 milion euro ishin fitime.

Vëmendja e institucioneve për të parë sjelljen e kompanive në sektorin financiar duhet të jetë e shtuar, sidomos nëse do të analizohet norma e fitimit që realizohet. Nga interesi i kredive bankat realizuan në total 947 milion euro të ardhura, por për interesat e kursimeve të qytetarëve paguan 192 milion euro, duke siguruar një fitim operativ me vlerë 755 milion euro për të gjithë vitin.

Të ardhura të cilat siguruan fitime të larta për bankat ishin dhe ato që vijnë nga kursi i këmbimit dhe përdorimi si agjent -broker për shërbime financiare të cilat sollën 240 milion euro, ndërsa nga gjobat dhe komisionet janë arkëtuar 188 milion euro. Patjetër që një pjesë e këtyre të ardhurave shkojnë për mbulimin e shpenzimeve të personelit dhe proçesit të punës, por një fitim 373 milion euro për 11 banka – mesatarisht 34 milion euro për secilën, nuk është pak. Edhe shoqëritë e sigurimit paguan 90 milion euro dëme nga 250 milion euro që arkëtuan për primet e paguara përmes siguracioneve nga qytetarët duke siguruar një fitim operativ me vlerë 160 milion euro dhe një fitim neto prej 23 milion euro.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 45-të të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg nga sot, datë 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese